Aktualitet

FOTO- Tentoi të trafikonte 58 kg kanabis drejt Maqedonisë së Veriut, kjo është zyrtarja e lartë e arrestuar

Erisa Fero është punonjëse e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

29 Dhjetor 2022, 10:16 Nga A.B
FOTO- Tentoi të trafikonte 58 kg kanabis drejt Maqedonisë së
Erisa Fero

TIRANË- Personi në foto është Erisa Fero, 28-vjeçarja e cila u kap nga policia e Korçës si pjesë e një grupi që kryente tregtinë e drogës. Ajo rezulton të jetë punonjëse e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).Aksioni është kryer nga Prokuroria e Pogradecit në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Korçës, duke sjellë arrestimin e zyrtares së AKSHI-t dhe bllokimin e 58 kg drogë hashash.

FOTO- Tentoi të trafikonte 58 kg kanabis drejt Maqedonisë së
Erisa Fero

Fero, bashkë me Likë Bashën dhe një 17-vjeçar u kapën me 58 kg kanabis në makinë në Qafë-Thanë, të cilin po tentonin ta trafikonin në Maqedoninë e Veriut. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se lënda narkotike e kapur në Qafthanë, vinte nga zona e Shkodrës.

erisa fero

Sondazh

Poll