Aktualitet

EMRI/ Identifikohet stjuardesa 24-vjeçare që humbi jetën tragjikisht në fluturimin e “Air Albania”

E ndjera dyshohet se pësoi infarkt gjatë udhëtimit me linjën 'AIR ALBANIA' në itinerarin nga Tirana në Londër.

28 Dhjetor 2022, 08:16 Nga A.B
EMRI/ Identifikohet stjuardesa 24-vjeçare që humbi jetën
Greta Dyrmishi

TIRANË- Vajza që shihni në foto është stjuardesa 24-vjeçare e cila humbi jetën tragjikisht më datë 21 dhjetor në aeroportin Stansted të Londrës. Viktima është identifikuar si Greta Dyrmishi dhe është shqiptare. E ndjera dyshohet se pësoi infarkt gjatë udhëtimit me linjën 'AIR ALBANIA' në itinerarin nga Tirana në Londër.

Lajmi i transmetuar në mediat e huaja dhe publikuar i pari në Dosja.al për Shqipërinë, speficikonte se 24-vjeçarja ra në tokë dhe më pas humbi jetën kur aeroplani kishte mbërritur në Aeroportin Stansted në Angli.

EMRI/ Identifikohet stjuardesa 24-vjeçare që humbi jetën

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 13:00 të së mërkurës më 21 dhjetor. Shërbimi i ambulancës që e dërgoi vazjën në spitalin Princess Alexandra në Harlow, por mësohet se ajo nuk arriti të shpëtojë.

Një zëdhënës i policisë së Essex tha: Ne i erdhëm në ndihmë kolegëve tanë në Manchester Airports Group dhe shërbimin e ambulancës në Aeroportin Stansted pasi u thirrëm për një shqetësim për për shëndetin e dikujt.

"Indie" ka kontaktuar me Air Albania për detaje të mëtejshme, por nuk ka marrë përgjigje. Po ashtu, edhe Dosja.al është në pritje të një përgjigje lidhur me identitetin e stjuardesës dhe shkakun e vdekjes së saj. 

vdes stjuardesa e air albania greta dyrmishi

Sondazh

Poll