Aktualitet

Sherr brenda Komisariatit të Librazhdit, efektivi qëllon me grusht qytetarin

Mësohet se një efektiv policie ka qëlluar me grusht një qytetar brenda komisariatit.

27 Dhjetor 2022, 19:54 Nga I.A
Sherr brenda Komisariatit të Librazhdit, efektivi qëllon me grusht
Foto Ilustruese

LIBRAZHD- Një sherr ka ndodhur pasditen e sotme në Komisariatin e Policisë në Librazhd. Mësohet se një efektiv policie ka qëlluar me grusht një qytetar brenda komisariatit. Ky episod ka ndodhur sepse një qytetar ka kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë.

Dhe për të neutralizuar qytetarin një efektiv e ka qëlluar me grusht. Të dy personat janë shoqëruar dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes. Policia ende nuk ka dal me një njoftim zyrtar mbi ngjarjen. 

efektivi qellon me grusht qytetarin ne librazhd

Sondazh

Poll