Denoncimi i "Piranjave" shqetëson shumë dyshen Gogu-Balla, ngrejnë lart fletën e bardhë, kanë vizatuar një...rrush
Teksa po fliste në Kuvend, deputetja Ina Zhupa, nga ana e maxhorancës u ngrit një letër.
TIRANË- Tashmë deputetët po diskutojnë në seancë projektligjin për vreshtarinë dhe verën. Por fjalimi i deputetes së Partisë Demokratike, Ina Zhupa për abuzimet e zbuluara nga emisioni "Piranjat" ka shqetësuar socialistët. Teksa po fliste në Kuvend, deputetja Ina Zhupa, nga ana e maxhorancës u ngrit një letër.
Ishte deputeti socialist, Toni Gogu dhe kryetari i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla ata të cilët ngritën lart një letër në të cilën ishte vizatuar një rrush, si për të theksuar se duhet të flitet në sallë për këtë projektligj. Ndërsa gjatë gjithë kohës flisnin nga vendi për ta ndërprerë, edhe pse disa herë Zhupa dhe kolegu i saj Agron Shehaj i kërkuan që të ndalonin.
Pse u shqetësuan kaq shumë socialistët? Ç'transmetoi emisionin "Piranjat"?
Emisioni 'Piranjat' ka denoncuar se fondet shtetërore ndahen mes drejtuesve të ministrisë dhe vetë ministres Edona Bilali. Emisioni invesitgativ thekson se paratë janë ndarë mes Kamela Haskos, dy përfaqësuesve të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, Mata dhe Sarapuli si dhe Flladi Agollit, djalit të Dritan Agollit, drejtor i Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Altin dhe Arbi Bamllarin, babë e bir, janë dy emrat e tjerë që kanë marrë 50 milionë lekë. Bilali, deklaroi se emisioni Piranjat ka marrë përgjigje 100% brenda afateve ligjore. Mirëpo, Piranjat kanë kërkuar informacion fillimisht në datën 10 gusht për listën e projekteve fituese dhe emrat e anëtarëve të komisionit të vlerësimit. Në listë nuk kishte emra. Më pas, Piranjat ju drejtuan me një ankesë Komisionerit për të Drejtën e Informimit. Më pas, në redaksinë e Piranjave mbërriti përgjigja me emrat konkretë. Por investigimi që tregonte abuzimin e ministres për Sipërmarrjen, Edona Bilali gjeti hapësirë publikimi vetëm në faqen e ‘Facebook’ të Piranjave dhe në ëeb-in e Dosja.al. AbcNews, televizioni ku dhe transmetohet emisioni “Piranjat” e ka fshirë videon nga kanali i “Youtube” dhe ende duket se nuk e kanë ndërmend ta hedhin...
Sondazh
'Naftën për fermerët po ua jepni anëtarëve të PS-së!'/ Krifca-Korreshit: Duam t'ju ndihmojmë fermerëve, unë nuk vij nga zyra, vij nga terreni
Saimir Korreshi dhe Frida Krifca TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Sajmir Korreshi ka ironizuar hartimin e projektligjin për vreshtari...
'Modeli ekonomik i Rilindjes bazohet në PPP'/ Meta: Rama ka instaluar kulturën e hajdutërisë në dogana
Ilir Meta TIRANË- Ditën e sotme është mbledhur Komiteti Drejtues Kombëtar i Partisë së Lirisë. Në fjal&eu...
'Rama goditi lirinë akademike'/ Berisha: Tentoi të caktonte rektorin e universitetit me bandën më të rrezikshme në Tiranë
Sali Berisha TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit me pedagogë dhe arsimtar, nënvizoi disa nga sfidat me ...
Vizita në Tiranë, Dendias publikon foto nga dreka me Ramën: E kishte shtruar për nderin tim...
Nikos Dendias dhe Edi Rama TIRANË- Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ka postuar foto nga dreka që po konsumon me kryeministrin Edi Rama...
VIDEO- Noka përjashtohet nga seanca, deputetët demokratë shkojnë pas tij
Flamur Noka TIRANË- Ky është momenti kur deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka lë sallën e Kuvendit të Shqipë...
Deputeti Flamur Noka përjashtohet nga Kuvendi, Nikolla: Turp për këdo që ju sheh
Kuvendi TIRANË- Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka marrë vendimin për largimin përfundimtar nga seanca e sotme të deputetit demo...
“Nuk më heq dot shërbëtori i Ramës”, Spaho në Kuvend: S’më ka zgjedhur Alibeaj, por zgjedhësit
Edmond Spaho TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho, gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit foli për p&...
Telefonata URGJENTE! Noka i ka bllokuar Foltoren, Lindita Nikolla harron mikrofonin hapur: Po e përjashtoj këtë, jo mi jo...
Lindita Nikolla TIRANË- Një telefonatë urgjente ka marrë kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla. Pa u mendu...
Kujt po ia nis? Flamur Noka ka bllokuar Foltoren e Kuvendit, Spiropali e filmon nga pas me telefon
Momenti kur Elisa Spiropali e filmon TIRANË- Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka filmuar gjith...
Krifca merr fjalën nga vendi, demokratët s'lëshojnë foltoren, përplasin duart mbi tavolinë
Kuvendi TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike vijojnë të mbajnë të bllokuar foltoren. Teksa radha për të fol...
