Politike

Abuzimi me start-up/ "Piranjat" shkakton debate në Kuvend, Ina Zhupa: Pse nuk jep përgjigje ministrja? Po favorizoni, të rinjtë ikin me gomone

Ina Zhupa foli për abuzimet me fondet publike, duke u ndalur tek disa denoncime për start-upet dhe tek konfliktet e interesit të ministres për Sipërmarrjen, Edona Bilali.

21 Dhjetor 2022, 18:12 Nga k.m.
Abuzimi me start-up/ "Piranjat" shkakton debate në Kuvend, Ina
Ina Zhupa

TIRANË- Deputetët socialistë janë shqetësuar në Kuvendin e Shqipërisë kur kolegia e tyre demokrate, Ina Zhupa përmendi fondet e start-upeve në Kuvendin e Shqipërisë. Me pretendimin se nuk kishte lidhje fjalimi me projektligjin për vreshtarisë, Taulant Balla, Toni Gogu dhe Erion Braçe nisën replikat nga vendi. Por Ina Zhupa foli për abuzimet me fondet publike, duke u ndalur tek disa denoncime për start-upet dhe tek konfliktet e interesit të ministres për Sipërmarrjen, Edona Bilali. Por duke qenë se ajo nuk ishte e pranishme në seancën plenare, edhe sot nuk mori asnjë përgjigje.

PJESË NGA PËRPLASJA NË SALLË:

Ina Zhupa: Emisioni Piranjat ka nxjerrë disa raste konkrete, i pari ka lidhje me Fondacionin...zonja Nikolla do them unë ku është lidhja me vreshtarinë dhe me verën. A ka mundësi të mos merrni fjalën e opozitës? Hajde ma shkruaj fjalimin ti dhe ta lexoj unë. A ka mundësi të më lini kohën time? Faleminderit. Meqe po flasim për verën, a ka mundësi shkoni pini ndonjë gotë verë.

Toni Gogu: Po dil në konferencë për shtyp jo këtu.

Ina Zhupa: Vazhdo se kishe sot edhe festë. Ka një konflikt të hapur interesi, ministrja nuk e shikon dhe as ministrja. Ky fondacion dhe këta dy CEO, Mata dhe Sarapuli janë dy anëtarët e Bordit që kanë marrë Butrintin. Përderisa kanë model konfliktin e interesit nuk pres që të kenë menaxhim të ndryshëm. Ky është një shqetësim i madh, njëherë për fondet e start-up. Ministrja tha i kemi kthyer përgjigje "Piranjat", por nuk e kishte bërë. Aq sa emisioni vajti tek Komisioneri, por ende sot qoftë publiku, qoftë emisioni nuk ka të dhëna se kush janë përfituesit e këtyre fondeve. Rasti tjetër është kur e merr djali i babait, djali i Fondit për Zhvillim, rasti tjetër ishte kur e merrnin babë e birë. Abuzim i pastër. Pse nuk jep përgjigje ministrja, se bëhet fjalë për 400 aplikues që u skualifikuan, jo sepse nuk e meritonin por sepse rrjeti i merimangës dhe çerdhja e militantëve ishin ata që duhet të përfitonin në kurriz të të rinjve të talentuar dhe që kanë ide. Së fundmi, do të desha që ky parlament sa herë që denoncohen vjedhje të fondeve, të shqetësohej dhe të vinte para përgjegjësisë ministrat. I kërkoj ministres për Parlamentin që të kontrollojë ministrat sesi i përgjigjen ministrat komisioneve. Refuzoi që të vinte me pretedimin se nuk e kishte kuptuar, mendoi se e ftuam për qejf. Nuk erdhi se nuk e kishte kuptuar. Paaftësi dhe neglizhencë. Është arsye e mjaftueshme për të shkarkuar disa njerëz. Këto duhet shqetësojnë edhe ju. Vota ime do të jetë "pro" meqë iu shqetëson dhe mua. 

Ç'transmetoi emisionin "Piranjat"?

Emisioni 'Piranjat' ka denoncuar se fondet shtetërore ndahen mes drejtuesve të ministrisë dhe vetë ministres Edona Bilali. Emisioni invesitgativ thekson se paratë janë ndarë mes Kamela Haskos, dy përfaqësuesve të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, Mata dhe Sarapuli si dhe Flladi Agollit, djalit të Dritan Agollit, drejtor i Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Altin dhe Arbi Bamllarin, babë e bir, janë dy emrat e tjerë që kanë marrë 50 milionë lekë. Bilali, deklaroi se emisioni Piranjat ka marrë përgjigje 100% brenda afateve ligjore. Mirëpo, Piranjat kanë kërkuar informacion fillimisht në datën 10 gusht për listën e projekteve fituese dhe emrat e anëtarëve të komisionit të vlerësimit. Në listë nuk kishte emra. Më pas, Piranjat ju drejtuan me një ankesë Komisionerit për të Drejtën e Informimit. Më pas, në redaksinë e Piranjave mbërriti përgjigja me emrat konkretë. Por investigimi që tregonte abuzimin e ministres për Sipërmarrjen, Edona Bilali gjeti hapësirë publikimi vetëm në faqen e ‘Facebook’ të Piranjave dhe në ëeb-in e Dosja.al. AbcNews, televizioni ku dhe transmetohet emisioni “Piranjat” e ka fshirë videon nga kanali i “Youtube” dhe ende duket se nuk e kanë ndërmend ta hedhin...

ina zhupa emisioni piranjat seance plenare 21 dhjetor 2022

Sondazh

Poll