9 Dhjetor 2022, 18:31
Nga A.B
Gjykata Kushtetuese
TIRANË- Gjykata Kushtetuese kërkon që brenda një viti të plotësohet kuadri ligjor, përmes së cilit të sigurohet vota e emigrantëve. Përmes një kërkese, GJK i kërkon Kuvendit të Shqipërisë, që të garantojë votën e emigrantëve, votë që sipas tyre u shkel në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën e shoqatës 'Diaspora për Shqipërinë e Lirë' dhe i ka kërkuar Kuvendi të plotësojë boshllëkun ligjor brenda një viti nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.
VENDIMI i Gjykatës Kushtetuese
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë shqyrtoi në seancë plenare mbi bazë të dokumenteve kërkesën e Shoqatës “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, me objekt: “ Konstatimi i cenimit të së drejtës kushtetuese të votës së emigrantëve në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë më 25.04.2021. Deklarimi i Urdhrit nr. 219, datë 19.04.2021 “Për karantinimin e personave që vijnë në Republikën e Shqipërisë nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Greqia” si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.”. Gjykata Kushtetuese, në mbështetje të neneve 131, pika 1, shkronja “a” dhe 134, pika 1, shkronja “h”, të Kushtetutës, si dhe neneve 49, pika 3, shkronja “d”, 51/a, pika 1, shkronja “b” dhe 72 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me shumicë votash ,
VENDOSI:
1. Pranimin e pjesshëm të kërkesës.
2. Konstatimin e cenimit të së drejtës kushtetuese të votës së emigrantëve, në zgjedhjet për Kuvendin, për shkak të boshllëkut ligjor.
3. Detyrimin e Kuvendit për plotësimin e boshllëkut ligjor brenda një viti nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.
4. Pushimin e gjykimit lidhur me Urdhrin nr. 219, datë 19.04.2021 të Ministrisë së Shëndetësisë.
Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare. Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për procedurat gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.
Në shkurt të këtij viti, u bë një padi në Kushtetuese nga Shoqata ‘Diaspora për Shqipërinë e Lirë’. Shoqata kërkoi shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Ata pretendonin se ishte cenuar e drejta kushtetuese e votës së emigrantëve, duke u shprehur se janë ndaluar të votojnë për shkak të masave anticovid, të cilat u shoqëruan me masa kufizuese.
vota e emigranteve gjykata kushtetuese kuvendi
Politike
9 Dhjetor 2022, 18:15
k.m.
Arben Ahmetaj
TIRANË- Gazetari Adriatik Doçi u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion për të depozitua...
Politike
9 Dhjetor 2022, 18:24
A.B
Erdogan dhe Edi Rama
TURQI- Kryeministri Edi Rama ka ndarë foto albumin nga seanca e parë TRT ëorld Forum në Turqi. Rama shkruan se kis...
Politike
9 Dhjetor 2022, 18:09
A.B
Ditmir Bushati
TIRANË- Zgjedhja e Shqipërisë si vend mikpritës i Samitit BE-Ballkani Perëndimor, nuk është çë...
Politike
9 Dhjetor 2022, 17:38
k.m.
Fotoja e shpërndarë nga Homeland Justice
TIRANË- Homeland Justice duket se është informuar për "largimin" e Yuri Kim nga Shqi...
Politike
9 Dhjetor 2022, 17:23
k.m.
Prokuroria e Elbasanit
ELBASAN- 58 orë e 50 minuta është mbajtur nën përgjim politikani me emrin “Taulant”, në vi...
Politike
9 Dhjetor 2022, 17:32
A.B
Konstatina Kamitsi
KORÇË- Ambasadorja greke në Shqipëri, Konstatina Kamitsi, ka deklaruar se Shqipëria dhe Greqi po punojn&...
Politike
9 Dhjetor 2022, 15:30
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha tha se ka informacione se ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiran...
Politike
9 Dhjetor 2022, 15:24
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha tha me humor se Gerti Shehu, 31-vjeçari që e sulmoi në protestë, ka një &ls...
Politike
9 Dhjetor 2022, 13:57
A.B
Edi Rama
TURQI- Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në forumin botëror TRT në Stamboll. Para të ftuarve, ai u shpreh se pa E...
Politike
9 Dhjetor 2022, 13:54
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha e ka konsideruar një mjeran Gerti Shehun, 31-vjeçarin që e qëlloi me grusht dit&...