Aktualitet

Gjenden të plagosur babë e bir në "Çole" të Vlorës, i rrahu dhëndrri e i la në rrugë, dërgohen në spital në gjendje të rëndë

Babë e bir, banues në lagjen “Çole” janë në gjendje të rëndë për jetën dhe janë futur në sallën e operacionit në spitalin e Vlorës.

4 Dhjetor 2022, 21:49 Nga F.M
Gjenden të plagosur babë e bir në "Çole" të
Foto Ilustruese

VLORË- Xhevdet Brahushi, 62 vjeç dhe djali i Albion Brahushi 30 vjeç kanë përfunduar në spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë. Mësohet se të dy janë gjetur të plagosur me thikë në trotuar dhe janë dërguar në spital nga kalimtarë rastësorë. Babë e bir, banues në lagjen “Çole” janë në gjendje të rëndë për jetën dhe janë futur në sallën e operacionit në spitalin e Vlorës.

Në njoftimin e policisë bëhet me dije se autor është dhëndrri i 62-vjeçarit, njëkohësisht dhe kunati i 30-vjeçarit. Policia e Vlorës bën me dije se personi me inicialet R.K., është zënë me vjehrrin dhe kunatin e më pas i ka qëlluar ata me thikë.

Zona ku ata janë gjetur është rrethuar dhe grupi hetimor po kërkon pamje filmike të zonës për të zbardhur më shumë detaje.

Njoftimi:

Rreth orës 21:30, në lagjen “1 Maji”, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi R. K., ka plagosur me mjet prerës thikë, vjehrrin dhe kunatin e tij, shtetasit Xh. B., rreth 60 vjeç dhe A. B., rreth 30 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e Policisë po kontrollojnë zonën me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

 

policia e vlores

Sondazh

Poll