“Të shkojsh për ma nalt or burrë”/ U dhunua dje, kush është ish-shefi i komisariatit që u kap në përgjime për votat në Dibër
Aga dalë në përgjimet e dosjes 184 për blerjen e zgjedhjeve të parakohshme vendore në Dibër dhe ai si shef komisariati në atë kohë përmendej disa herë si ndihmues i socialistëve dhe kandidatit të tyre dhe përgëzohej prej deputetëve të PS-së për shërbimin.
TIRANË- Ish-shefi i Komisariatit të Dibrës, Robert Aga u dhunua ditën e djeshme nga dy persona. Mirëpo, Aga nuk është emër i panjohur. Ai ka dalë në përgjimet e dosjes 184 për blerjen e zgjedhjeve të parakohshme vendore në Dibër dhe ai si shef komisariati në atë kohë përmendej disa herë si ndihmues i socialistëve dhe kandidatit të tyre dhe përgëzohej prej deputetëve të PS-së për shërbimin.
Aga doli dhe në bisedat telefonike me drejtues të lartë të socialistëve. Ministri aktual i Drejtësisë, Ulsi Manja i premtonte në bisedë Agës se do e ndihmonin të rritej në karrierë, edhe pse Aga kërkonte vetëm të transferohej në Bulqizë.
“Ne thomi të shkojsh për ma nalt or burrë…,” citohet Manja në vendimin e gjykatës.
Aga u emërua më pas shef i Qarkullimit Rrugor në Kukës, por nuk u hetua. Në 18 janar 2020 ai u pezullua nga detyra, pasi vëllai i tij, Pajtim Aga, u arrestua për trafik droge.
Bekim Agolli e Rubin Murrja janë vënë nën hetim nga policia pasi akuzohen se dhunuan ish-shefin e Komisariatit në Dibër, Robert Aga. Shkak i dhunimit, besohet të jetë bërë gjobëvënia që Aga vendosi ndaj dy personave, në kohën kur ishte shef i qarkullimit rrugor.
Sondazh
Ekskluzive- Lulzim Basha takohet me Ben Blushin, zbulon cilat janë '41 sekretet'
Lulzim Basha dhe Ben Blushi TIRANË- Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qenë i pranishëm në Panairin e Librit në ...
Me 4 emra! I dënuar në Itali me 17 vite burgim për trafik droge, arrestohet 62-vjeçari në Durrës
Policia DURRËS- Mustafa Shullani është 62-vjeçari i arrestuar në Durrës. Shullani i shpallur në kërkim ndërk...
“Është naiv”/ Dënohet me 34 muaj burg shqiptari që u kap me fermë kanabisi në Britani
Klizman Marku BRITANI E MADHE- Klizman Marku është dënuar me 34 muaj burg, pasi u kap me fermë kanabisi në Ipsëich n&eum...
Nëna e saj u dënua për ndërtim pa leje, habit vajza e Mimoza Ahmetit: Falenderoj Ramën, është xhentëllmen
Eir Plasari TIRANË- Poetja Mimoza Ahmeti u dënua për ndërtim pa leje nga Gjykata pasi rindërtoi shtëpinë që i ishte...
Bënin jetë LUKS nëpër resorte, "çmontohet" banda shqiptare në Spanjë, çonin kanabis në Evropë
Pamje nga aksioni SPANJË- Një organizatë kriminale me origjinë shqiptare që vepronte nga Costa Tropical e Granadës dhe nga Ma...
'Morën hak pas gjobitjes'/ Dhunuan ish-shefin e Komisariatit të Dibrës, hetohen 2 persona (EMRAT)
Robert Aga DIBËR- Bekim Agolli e Rubin Murrja janë dy personat të cilët dyshohet se kanë dhunuar ish-shefin e Komisariatit në...
Mbërritën në Britani me gomone, dëbohen 26 shqiptarë, mes tyre kriminelë
Emigrante BRITANI E MADHE- Nëntë shqiptarë u larguan direkt nga qendra e pritjes së Home Office, pasi kishin mbërritur në...
Çfarë po ndodh rreth nesh? Titujt kryesorë të portaleve, 18 nëntor 2022
Dosja.al TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë votimet e djeshme...
LISTA- Këto janë universitetet më të vlerësuara në botë
Studente TIRANË- Në vitin 2023, 36 nga 100 universitetet më të mira globale do të jenë në Evropë. Kjo ësht&eum...
Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje të pakta shiu në të gjithë territorin (HARTA)
Reshje shiu TIRANË- Sot vijojnë vranësirat e shpeshta në të gjithë vendin, ku më të theksuara priten në zonat ...
