Aktualitet

Nëna e saj u dënua për ndërtim pa leje, habit vajza e Mimoza Ahmetit: Falenderoj Ramën, është xhentëllmen

Eir Palasi falënderoi kryeministrin Edi Rama për ndërhyrjen duke e quajtur një xhentëllmen.

18 Nëntor 2022, 09:26 Nga A.B
Nëna e saj u dënua për ndërtim pa leje, habit vajza e Mimoza
Eir Plasari

TIRANË- Poetja Mimoza Ahmeti u dënua për ndërtim pa leje nga Gjykata pasi rindërtoi shtëpinë që i ishte prishur nga tërmeti në të njëjtën vend ku e kishte pasur në fshatin Petrelë. Vajza e Poetes, Eir Palasi, ka komentuar këtë vendim teksa ishte e ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin 'Euronews Albania'.

Ajo falënderoi kryeministrin Edi Rama për ndërhyrjen duke e quajtur një xhentëllmen.

“Situata nuk ka qenë shumë e bukur, por janë gjëra që ndodhin. Për çështje burokratike jemi gjendur në një situatë jo të bukur. E falenderoj Ramën për reagimin, është treguar një xhentëllmen”, tha Plasari.

Për dënimin e Ahmetit, reagoi kryeministri Edi Rama duke kritikuar ashpër Prokurorinë që siç tha, pas një këngëtari, duke iu referuar Bojken Lakos, dënon me zell një poete, në vend të merret me miliona dollarë ndërtime të paligjshme.

Poetja Mimoza Ahmeti është dënuar me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës për ndërtim të paligjshëm. Pa marrë parasysh faktin që banesa e poetes ishte dëmtuar nga tërmeti, gjykata urdhëroi që Mimoza Ahmeti të kryejë punë me interes publik për 40 orë. Në bankën e të akuzuarve në Gjykatën e Tiranës, Ahmeti tha se shtëpia që kishte në Petrelë iu dëmtua nga tërmeti dhe se në këto kushte ajo u duhet të ndërtonte një banesë të re. 

eir plasari mimoza ahmeti denohet mimoza ahmeti

Sondazh

Poll