'Morën hak pas gjobitjes'/ Dhunuan ish-shefin e Komisariatit të Dibrës, hetohen 2 persona (EMRAT)
Dy personat dhunuan Agën pasi ishin gjobitur nga ai në kohën kur ishte shef i Qarkullimit Rrugor.
DIBËR- Bekim Agolli e Rubin Murrja janë dy personat të cilët dyshohet se kanë dhunuar ish-shefin e Komisariatit në Dibër, Robert Agën. Dhuna ndaj këtij të fundit, dyshohet se ka ndodhur për shkak të detyrës që ka mbajtur Aga, pasi kur ishte shef i Qarkullimit kishte gjobitur Agollin e Murrjan.
NJOFTIMI I POLICISË: Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale "Plagosje e lehtë me dashje", për shtetasit B.A., 30 vjeç; R.M., 40 vjeç, banues në Dibër. Këta shtetas me datë 17.11.2022, rreth orës 12.⁰⁰, në qytetin e Peshkopisë , për motive të dobëta kanë goditur me grusht shtetasin R.A., 59 vjeç, banues në Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Robert Aga, një prej të pandehurve për dosjen 184 u dhunua pasditen e djeshme. Ngjarja ndodhi në dyert e Gjykatës së Dibrës, vetëm pak minuta para se të niste seanca e radhës gjyqësore për këtë dosje. Lajmi u bë me dije për autoritetet nga Hasan Hoti, njëri prej të pandehurve. Ai u shfaq me vonesë në sallë dhe tha se kjo gjë kishte ndodhur për shkak se kishte dërguar në spital të pandehurin tjetër të këtij procesi, Robert Agën.
Lajmi për dhunimin e Agës u konfirmua për BIRN nga prokurorja e gatshme, Xhoana Mehmeti, e cila tha se kishte marrë informacion paraprak nga policia për rrahjen e tij.
Ish-shefi i policisë, Robert Aga dhe ish-administratori i njësisë së Lurës, Hasan Hoti përballen me akuzat për manipulimin e zgjedhjeve të pjesshme për kryetar bashkie në Dibër në vitin 2016. Procesi gjyqësor ndaj Hotit dhe Agës ka filluar në shkurt të vitit 2021, por është bllokuar prej më shumë se gjashtë muajsh për shkak të mungesës së avokatëve.
Sondazh
Mbërritën në Britani me gomone, dëbohen 26 shqiptarë, mes tyre kriminelë
Emigrante BRITANI E MADHE- Nëntë shqiptarë u larguan direkt nga qendra e pritjes së Home Office, pasi kishin mbërritur në...
Çfarë po ndodh rreth nesh? Titujt kryesorë të portaleve, 18 nëntor 2022
Dosja.al TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë votimet e djeshme...
LISTA- Këto janë universitetet më të vlerësuara në botë
Studente TIRANË- Në vitin 2023, 36 nga 100 universitetet më të mira globale do të jenë në Evropë. Kjo ësht&eum...
Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje të pakta shiu në të gjithë territorin (HARTA)
Reshje shiu TIRANË- Sot vijojnë vranësirat e shpeshta në të gjithë vendin, ku më të theksuara priten në zonat ...
Drejtori i Portit të Durrësit: Zhvillimi nuk konceptohet me çadra!
Drejtori i Portit të Durrësit, Pirro Vengu TIRANË- Drejtori i Portit të Durrësit, Pirro Vengu deklaroi se zhvillimi i portit nuk m...
"Deti s'është veç peshk e plazh", drejtori i portit: Çfarë do bëjmë në Durrës
Pirro Vengu TIRANË- Drejtori i Portit të Durrësit, Pirro Vengu ka treguar detaje në lidhje me projektin për portin e ri të qy...
Drejtori i Portit të Durrësit prezanton detajet e projektit: Punimet pritet të fillojnë vitin e ardhshëm, faza e parë zgjat 3 vjet
Pirro Vengu TIRANË- Drejtori i Portit të Durrësit, Pirro Vengu ka treguar detaje në lidhje me projektin për portin e ri të q...
“E mbaja me bukë”/ Shoku i përdhunoi vajzën 12-vjeçare, babai tregon detajet: E pashë duke qarë…
Astrit Terolli TIRANË- Babai i 11-vjeçares së përdhunuar nga shoku i tij ka treguar detajet e ngjarjes së rëndë. N&eum...
Ç'ndodhi me Alabbar? Drejtori i Portit të Durrësit sqaron ngërçin për projektin e ri
Pirro Vengu TIRANË- Drejtori i Portit të Durrësit, Pirro Vengu thotë se në projekti për portin e ri të qytetit ësh...
Dhunimi i vajzës nga Kenia, Lala: Mendohet se është në një koma të pakthyeshme, e pashë vetë gjendjen
Klodiana Lala TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë të tjera detaje lidhur me rastin e Joy Aoko, 22-vjeçares nga Kenia që...
