Bota

WhatsApp po përgatit një përditësim të madh, sjell risi në komunikimin me miqtë! Njihuni me ndryshimet

Ndryshimi ka të bëjë me foton e profilit, përdoruesit do të kenë mundës të përdorin avatarë të përsoanlizuar duke përdorur emoji të ndryshëm dhe duke krijuar personazhe të ndryshme vizatimore duke i dhënë kështu një pamje të re profilit. 

4 Nëntor 2022, 21:46 Nga e.k
WhatsApp po përgatit një përditësim të madh, sjell risi
Foto ilustruese

SHBA- Një nga aplikacionet më të popullarizuara në botë për komunikimin Whats'up  po teston një veçori që pritet të jetë mjaft e pëlqyeshme nga përdoruesit. Ndryshimi ka të bëjë me foton e profilit, përdoruesit do të kenë mundës të përdorin avatarë të përsoanlizuar duke përdorur emoji të ndryshëm dhe duke krijuar personazhe të ndryshme vizatimore duke i dhënë kështu një pamje të re profilit. 

WhatsApp po përgatit një përditësim të madh, sjell risi

Këto mund të përdoren si “stickers” në biseda por edhe për të zëvendësuar foton e profilit. Këto mund të përdoren njësoj si në Facebook kështu përdoruesit e Metës nuk do të hasin ndonjë vështirësi. Kjo nuk do të thotë se do të hiqen fotot standarte të profilit por avatarët janë një opsion.

Ndryshimi u bë i ditur në faqen WABetaInfo, e cila publikoi një “screenshot” të sistemit të përditësuar, të cilin testuesit Beta mund ta provojnë aktualisht. Për momentin, nuk dihet se kur WhatsApp do të nisë funksionin e ri, ndaj duhet të presim njoftimin zyrtar.

whats\\\'up

Sondazh

Poll