Bota

E përdorte për të vrarë derra të egër/ Burri qëllon fatalisht fqinjin me shigjetë në Itali, pasi u bë baba

Javier Alfredo Miranda Romero, ishte me një grup shokësh dhe kishte shkuar në shtëpi me ta pasi kishin festuar lindjen e fëmijës në një lokal aty pranë.

4 Nëntor 2022, 21:16 Nga I.A
 

E përdorte për të vrarë derra të egër/ Burri

ITALI- Ky është momenti kur një burrë që festonte lindjen e djalit të tij u qëllua për vdekje me hark dhe shigjetë nga një fqinj i zemëruar nga zhurma që po bënte. Javier Alfredo Miranda Romero, ishte me një grup shokësh dhe kishte shkuar në shtëpi me ta pasi kishin festuar lindjen e fëmijës në një lokal aty pranë.

Teksa grupi i ditëlindjes ishin duke biseduar jashtë ndërtesë së apartamentit, 63 vjeçari Evaristo Scalco, doli në dritare me harkun e shigjetën e tij, të cilën e përdorte zakonisht për të vrarë derra të egër. Në disa pamje të publikuara në media burri i zhveshur nga mesi e lart shihet në dritaren e tij, ndërsa Javier dëgjohet që rënkon në dhimbje, me sa duket pas goditjes. Dëshmitarët thanë se Scalco kishte thërritur më herët ofendime raciste ndaj viktimës së tij me origjinë nga Peruja, teksa më vonë qëlloi me shigjetë, që sipas mediave goditi burrin në mëlçi.

javier alfredo miranda romero

Sondazh

Poll