Bota

'Hyja në tualet nga dera e lavanderisë', ish-punonjësja akuzon Jeff Bezos për kushte të tmerrshme pune: Punoja 14 orë pa pushim dreke

Mercedes Weda shprehet se ka qenë e detyruar që shkojë në tualet duke kaluar nga dritaret e lavanderisë pasi miliarderi nuk donte njeri në shtëpi. Ajo shton se ka punuar 14 orë në ditë dhe i është dashur të përballet me diskriminim dhe racizëm për shkak të origjinës së saj.

4 Nëntor 2022, 20:10 Nga e.k
'Hyja në tualet nga dera e lavanderisë', ish-punonjësja
Jef Bezo-s

SHBA- Një punonjësje ka hedhur akuza të forta ndaj miliarderit Jeff Bezos. Mercedes Weda shprehet se ka qenë e detyruar që shkojë në tualet duke kaluar nga dritaret e lavanderisë pasi miliarderi nuk donte njeri në shtëpi. Ajo shton se ka punuar 14 orë në ditë dhe i është dashur të përballet me diskriminim dhe racizëm për shkak të origjinës së saj.

Weda, e cila ka punuar për pronarin e Amazon nga viti 2019 deri në vitin 2022, ka paraqitur një ankesë për të gjitha tmerret e përjetuara në rezidencën luksoze të miliarderit. Shërbëtorja e akuzoi Bezos-in se e detyronte të punonte 10 deri në 14 orë në ditë pa pushim drekë ose pa pushim “nëse familja ishte në shtëpi”. Ajo dhe anëtarët e tjerë të stafit ende ankohen se nuk lejohen të hyjnë në shtëpi, “përveç pastrimit”, dhe për këtë arsye detyrohen të shkojnë në tualet nga dritarja e dhomës së lavanderisë. Një sipërmarrje thuajse e pamundur që ajo dhe shërbëtorët e tjerë, të cilët preferuan të hiqnin dorë me pasoja të ndryshme shëndetësore.

Jo vetëm kaq, Mercedes akuzoi menaxherin e stafit si “agresiv” dhe “racist” me punonjësit me origjinë hispanike, por “respektues dhe të sjellshëm” me stafin e bardhë.

Në lidhje me akuzat e bëra përgjigjia erdhi e menjëhershe. Avokati i Bezo-s, i quajti të gjitha akuzat “absurde”.

“Ne i kemi hetuar akuzat dhe ato nuk kanë asnjë bazë. ëedaa fitonte mbi gjashtë zero në vit dhe ishte kujdestarja kryesore”, shtoi avokati Harry Korrell.

“Ajo mund të menaxhonte lirshëm pushimet e saj dhe oraret e ngrënies dhe kishte disa banja dhe dhoma në dispozicion të saj dhe pjesës tjetër të stafit. ëedaa u pushua nga puna për një rënie në performancë,” u përgjigj avokati duke akuzuar ëedaa se paditi Bezos pasi asaj iu refuzuan 9 milionë dollarë.

jef bezos

Sondazh

Poll