Bota

Protestat në Iran/ Shkon në 14 mijë numri i të arrestuarëve nga Garda Revolucionare

Demonstratat u ndezën fillimisht nga vdekja e Mahsa Amini, një gruaje kurdo-iraniane 22-vjeçare, e cila vdiq në mes të shtatorit pasi u ndalua nga policia morale e vendit. Që atëhertë mijëra njerëz kanë vërshuar në rrugë. 

4 Nëntor 2022, 20:51 Nga e.k
Protestat në Iran/ Shkon në 14 mijë numri i të
Pamje nga protestat në Iran

IRAN- Të paktën 14,000 njerëz janë arrestuar në Iran gjatë gjashtë javëve të fundit, pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini, e cila vdiq më 16 shtator.

"Gjatë javëvë të fundit rreth 14 000 persona janë arrestuar nga Policia në Iran pas protestave që kanë mbushur vendin. Mes të arrestuarëve janë studentë, avokatë, gazetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile", shkruajnë mediat e huaja.

Përgjigja e dhunshme e pandërprerë e forcave të sigurisë në vend ka çuar në vdekjet e raportuara të të paktën 277 personave. Mediat nuk mund të verifikojnë në mënyrë të saktë se sa është numri i vërtetë i viktimave pasi qeveria iraniane nuk jep asnjë informacion.

Demonstratat u ndezën fillimisht nga vdekja e Mahsa Amini, një gruaje kurdo-iraniane 22-vjeçare, e cila vdiq në mes të shtatorit pasi u ndalua nga policia morale e vendit. Që atëhertë mijëra njerëz kanë vërshuar në rrugë. Gjithnjë e më shumë, aktivistët dhe ekspertët po i karakterizojnë protestat si një kryengritje kombëtare dhe një nga sfidat më të mëdha për regjimin iranian që nga themelimi i tij.

protestat ne iran

Sondazh

Poll