Bota

Ishte raportuar e zhdukur dy ditë më parë, e mitura gjendet e përdhunuar në Viti, në pranga autori

Sipas njoftimit të policisë së Kosovës, autori i dyshuar është vënë në pranga pas denoncimit të familjarëve dhe të miturës në rajonin e Vitisë.

29 Tetor 2022, 09:37 Nga d.a.
Ishte raportuar e zhdukur dy ditë më parë, e mitura gjendet e
Foto ilustruese

KOSOVË- Një e mitur e cila dy ditë më parë ishte raportuar nga familjarët e saj se ishte zhdukur nga shtëpia, dyshohet se është përdhunuar.

Sipas njoftimit të policisë së Kosovës, autori i dyshuar është vënë në pranga pas denoncimit të familjarëve dhe të miturës në rajonin e Vitisë.

“DHUNIM-Viti 26-28.10.2022 – NN. Në lidhje me rastin, me 28.10.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka shfrytëzuar seksualisht viktimën femër kosovare e mitur. Rasti fillimisht ishte raportuar si person i zhdukur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar në IML për ekzaminim mjekësor. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

Emitura është dërguar për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa autori është lënë në paraburgim deri në përfundim të hetimeve.

Të shumta kanë qenë rastet e përdhunimit të të miturve në Kosovë gjatë këtij viti ku ngjarja që bëri bujë ishte përdhunimi i një 11-vjeçareje nga 5pesë burra. Më 27 gusht, 5 burra kanë dhunuar e përdhunuar një 11-vjeçare. Dy nga pesë personat e akuzuar për përdhunimin e të miturës janë identifikuar dhe arrestuar. Një prej tyre është 26-vjeçari Ekrem Rexhepi. Policia ka nisur kërkimet për personat e tjerë të akuzuar për këtë akt makabër.

perdhunohet e mitura ne kosove policia e kosoves

Sondazh

Poll