Aktualitet

Iu dogj sot makina, Marsel Buçi u akuzua nga 'gangsterja' e Bilishtit: Ke harruar bidonin e benzinës

Buçi u akuzua drejtpërdrejt nga Arapi për djegien e mjetit të saj të llojit ‘Mercedes Benz”, ngjarje e ndodhur në 25 shtator të këtij viti.

10 Tetor 2022, 09:13 Nga F.M
Iu dogj sot makina, Marsel Buçi u akuzua nga 'gangsterja' e
Deizi Arapi

BILISHT- Marsel Buçi, personi që i është shkrumbuar mjeti gjatë natës së kaluar në Bilisht është punonjësi i karburantit që u akuzua më herët nga 27-vjeçarja Deizi Arapi, si autori i djegies së mjetit të saj.

Makinës së Buçit i është vënë flaka rreth orës 02:30 teksa ka qenë i parkuar pranë banesës së tij. Buçi u akuzua drejtpërdrejt nga Arapi për djegien e mjetit të saj të llojit ‘Mercedes Benz”, ngjarje e ndodhur në 25 shtator të këtij viti.

Njësoj si katër vite më parë, Arapit iu dogj makina para derës së shtëpisë, por këtë herë, në një deklaratë për mediat ajo akuzoi se gjithçka vinte pas sherrit me deputetin e Partisë Demokratike Bledion Nallbati. Si autor, ajo shënjestroi punonjësin e karburantit të Nallbatit, por pa i përmendur emrin. Dhe ai rezulton të jetë pikërisht Marsel Buçi.

"Dje gjatë gjithë ditës më ka ndjekur një person me të cilin dhe kam shkëmbyer fjalë mbrëmë. Ai është punonjës i karburantit në pronësi të Bledion Nallbatit. Në vendngjarje është gjetur një bidon benzine nga ky karburant ashtu si herën e kaluar. Policia nuk ka cilësuar ende asgjë. Ai po me ruante, dukej se ishtë në pritje të parkimit të makinës,"- thoshte Arapi.  

Vetë i riu nuk ka dhënë asnjë prononcim për ngjarjen në fjalë. Nuk dihet nëse pas kësaj ngjarjeje fshihet Arapi dhe nëse sulmi ka qenë një hakmarrje.

marsel buci digjet mjeti ne bilisht

Sondazh

Poll