Aktualitet

EMRAT- Vodhën përmes TVSH-së, kush janë 13 kompanitë që mashtruan shtetin

Prokuroria njofton se janë 13 kompani që kanë lëshuar fatura fiktive.

28 Shtator 2022, 10:45 Nga A.B
EMRAT-  Vodhën përmes TVSH-së, kush janë 13 kompanitë
Policia

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për 13 kompanitë që kanë vjedhur shtetin nëpërmjet skemave të mashtrimit  me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar me dëm mbi 3 mln euro. Dosja.al, ju sjell listën me kompanitë të cilat kanë mashtruar dhe administratorët përkatës. 

KOMPANITË:

“No-El Construction” me nipt L72302057R, me administrator Masimiliano Carli

“G.S Construction” me nipt M01704017D, me aministrator Erigers Muça

“Fam Construksion” me nipt L81408017V,- me administrator MAURO GUADAGNOLI

“Tirana Universal Construksione me nipt L81721022Q, me administratore Vjollca Lame

“Glob Construksion”, me nipt M21416014J, me administratore Vjollca Lame

“Fredi 2021”, me nipt M11505007T, me administrator Alfred Dumi

“Xhersi 2021”, me nipt M11705012P, me administrator Xhersi Sulaj

“Aluku Grup”, me nipt M01922011F, me administrator Roada Ujka

“Joam”, me nipt M12315033I, me administrator Ajet Alku

“Mihola”, me nipt L81616001M me adiminstrator Mihola dhe Kristi Mihola

“E.L.2020 construksion”, me nipt M01420028U, me administrator Gezim Jonuzaj

“Amarildo Hasrama”, me nipt L61410014F, me aministrator Amarildo Hasrama

“Priam 20”, me nipt M02006001I me administrator Besim Ruci

Këto kompani, sipas Prokurorisë i kanë shkaktuar një dëm shtetit prej 3 milionë euro. Prokuroria njofton se janë 13 kompani që kanë lëshuar fatura fiktive. Këto kompani kanë shërbyer si kompani furnitore që nuk kanë kryer asnjë blerje dhe nuk kanë paguar detyrimet tatimore. 

skema e mashtrimit me tvsh kompanite furnitore ne pranga

Sondazh

Poll