Aktualitet

Vrasja në Pukë, policia nxjerr detaje mbi autorin: Mban dy emra

Ndërkohë që gjithashtu po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në ngjarje.  

28 Shtator 2022, 09:47 Nga I.A
Vrasja në Pukë, policia nxjerr detaje mbi autorin: Mban dy emra
Policia

SHKODËR- Martin Përgjini (Anton Gjini) është shpallur në kërkim për vrasjen e 44-vjeçarit Pjetër Kola mbrëmjen e kaluar në fshatin Kaftallë të Pukës. Policia ka njoftuar se 36-vjeçari nga Lezha ka qëlluar mbi 44-vjeçarin rreth orës 18:00, për arsye që ende nuk dihen. Ndërkohë që gjithashtu po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në ngjarje.  

Njoftimi i Policisë:

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i plagosjes së rëndë me pasojë vdekjen e 44-vjeçarit nga Lezha. Shërbimet e Policisë dhe grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Pukë, ku mbeti i plagosur rëndë me armë zjarri shtetasi P. K., 44 vjeç, nga Lezha, i cili më pas ndërroi jetë në spitalin e Shkodrës, kanë vijuar intensivisht punën për grumbullimin e provave, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit, zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit M. GJ. alias A. Gj., 36 vjeç, banues në Lezhë. Nga hetimet paraprake rezulton se ngjarja ka ndodhur në fshatin Kaftallë, Pukë. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes. Ndërkohë, vijojnë kontrollet intensive për kapjen e personit të shpallur në kërkim, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Si ndodhi vrasja? 44-vjeçari u pikas i plagosur rëndë në rrugë nga dy persona dhe në orën 18:00 u dërgua në qendrën Shëndetësore të Vaut të Dejës. Duke qenë se gjendja e tij shëndetësore ishte e rëndë, Kola u nis me urgjencë ë Spitalin Rajonal Shkodër. Aty, 44-vjeçari iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, por fatkeqësisht ndërroi jetë pasi nuk mundi që tu mbijetonte plagëve të marra. Pritet që marrja në pyetje e dëshmitarëve apo pamjet filmike të sekuestruara nga kamerat e sigurisë në zonën ku ka ndodhur ngjarja të zbardhë më shumë detaje në lidhje me krimin. 

martin përgjini vritet pjetër kola

Sondazh

Poll