Aktualitet

U aksidentua në Elbasan, efektivi i policisë në gjendje të rëndë të Trauma

Bahja është i intubuar dhe në gjendje kritike për jetën.

28 Shtator 2022, 09:40 Nga I.A
U aksidentua në Elbasan, efektivi i policisë në gjendje të
Trauma

TIRANË- Efektivi i policisë Ferdinand Bahja që u aksidentua mbrëmjen e kaluar në Elbasan ndodhet te spitali i Traumës. Bahja është i intubuar dhe në gjendje kritike për jetën.

Mësohet se efektivi ka dy këmbët e thyera ndërkohë që ka po ashtu dëmtime të tjera në kokë dhe në trup.

Për këtë ngjarje është arrestuar një 51-vjeçare me iniciale S.V, e cila po drejtonte mjetin tip "Lancia”, në momentin që ka përplasur efektivin. Ndërkohë që grupi hetimor po punon ende për të zbuluar shkaqet e aksidentit të ndodhur në Elbasan.

ferdinand bahja

Sondazh

Poll