3 mln euro dëm/ Lëshuan fatura fiktive dhe ulën TVSH, zbulohet skema e mashtrimit, 13 biznesmenë të arrestuar në Tiranë
Sa më sipër, nga analizimi dhe studimi i të dhënave të shoqërive objekt hetimi, rezulton se kanë funksionuar si furnizuese, kanë lëshuar fatura fiktive duke mos kryer asnjë blerje dhe duke mos ushtruar në asnjë moment aktivitet ligjor
TIRANË- 3 milionë euro dëm i kanë shkaktuar shtetit rreth 13 biznese duke çuar në burg 13 biznesmenë. Prokuroria njofton se janë 13 kompani që kanë lëshuar fatura fiktive. Këto kompani kanë shërbyer si kompani furnitore që nuk kanë kryer asnjë blerje dhe nuk kanë paguar detyrimet tatimore. Këto fatura iu janë dhënë shoqërive të ndryshme dhe përmes kontabilizimit kanë ulur pagesën e TVSH.
Ata akuzohen për mashtrim. Në hetimin e prokurorisë janë shënjestruar edhe funksionarë të administratës publike.
NJOFTIMI I PLOTE:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Hetimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në kuadër të Procedimit Penal Nr.1054 të vitit 2020, pas një pune disa mujore me metoda speciale të hetimit bënë të mundur ekzekutimin e Vendimit nr.1981 Regj.Them. datë 24.09.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka caktuar masë sigurimi “arrest në burg” ndaj 13 shtetasve si dhe masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” ndaj 4 shtetasve, të lidhur ngushtë me subjektet fiktive “No-El Construction” me nipt L72302057R, “G.S Construction” me nipt M01704017D, “Fam Construksion” me nipt L81408017V, “Tirana Universal Construksione me nipt L81721022Q, “Glob Construksion”, me nipt M21416014J, “Fredi 2021”, me nipt M11505007T, “Xhersi 2021”, me nipt M11705012P, “Aluku Grup”, me nipt M01922011F, “Joam”, me nipt M12315033I, si dhe të lidhur ngushtë me subjektet përfituese “Mihola”, me nipt L81616001M “E.L.2020 construksion”, me nipt M01420028U, “Amarildo Hasrama”, me nipt L61410014F, “Priam 20”, me nipt M02006001I.
Sa më sipër, nga analizimi dhe studimi i të dhënave të shoqërive objekt hetimi, rezulton se kanë funksionuar si furnizuese, kanë lëshuar fatura fiktive duke mos kryer asnjë blerje dhe duke mos ushtruar në asnjë moment aktivitet ligjor
. Këto fatura fiktive janë injektuar në mënyrë direkte në shoqëri tregtare që operojnë në fusha të ndryshme, në vlerën totale 1,257,082,590 lekë, duke i shkaktuar shtetit një dëm finaciar në TVSH dhe TF, afërsisht 300,000,000 lekë, këto të fundit me kontabilizimin e kësaj vlere kanë ulur pagesën e TVSH mujore, si dhe duke rritur fiktivisht shpenzimet vjetore kanë ulur normën e TF. Këto subjekte në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë konsumuar elementë të veprës penale “Skemë Mashtrimi në lidhje me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar dhe “Bashkëpunimit”, parashikuar nga nenet 144/a dhe 25 e Kodit Penal. Nga ky aktivitet kriminal, shtetasit nëpërmjet subjekeve fiktive kanë mundur të përfitojnë nga mos pagimi i detyrimeve tatimore dhe përfitimi i tyre në mënyrë të kundraligjshme, duke shkaktuar një dëm monetar dhe financiar shtetit në vlerën mbi 3 milion Euro. Gjithashtu, dyshohet se në këtë skemë kriminale mashtrimi janë të përfshirë persona dhe subjekte të tjera, si dhe funksionare të administratës shtetrore, për të cilat vazhdojnë hetimet dhe veprimet proceduriale për të dokumentuar të gjithë veprimtarin kriminale.
Sondazh
FOTO- I gjakosur dhe gjysmë i zhveshur, publikohet foto e shqiptarit pak sekonda pas plagosjes
Shqiptari GREQI- Ky është momenti pak sekonda pas plagosjes i shqiptarit Esmin Ferhati, i quajtur 'Esko' 30 vjeç, i cili u qëllu...
'Gjyqtarja e fundit e Gërdecit'/ Shkarkohet nga detyra Shefkie Demiraj, KPK: Nuk justifikonte pasurinë
Shefkie Demiraj TIRANË-Gjyqtarja e Tiranës, Shefkie Mataj (Demiraj) u përball ditën e djeshme me Komisionin e Pavarur të Kualifiki...
EMRI/ Iu gjet kanabis me vlerë mijëra paund, dënohet shqiptari në Angli: Erdha pasi kam djalin sëmurë
Kanabis ANGLI- Policia gjeti dhjetëra mijëra paund kanabis duke u rritur në një banesë në Derby pasi oficerët në pa...
Ulet me 4 lekë çmimi i naftës! Bordi i Transparencës: Benzina rritet me 1 lekë, gazi nuk ndryshon
Nafta TIRANË- Ndryshojnë çmimet e karburanteve në vend! Bordi i Transparencës marrë vendimin të ulë me 4 lekë...
FOTO- Humbën jetën në aksidentin në Greqi, ky është çifti shqiptar me origjinë nga Saranda
Eleni Cakuli dhe Theofil Karleci GREQI- Personat në foto janë burrë e grua nga Shqipëria të cilët humbën jetën n&eu...
EMRAT/ Aksident në Greqi, humbin jetën burrë e grua shqiptar, lënë pas 3 fëmijë të mitur
Pamjet nga aksidenti GREQI- Një aksident rrugur ka marrë jetën e një çifti shqiptar nga Sarandë në Greqi. Më...
Vrasja në Pukë, policia nxjerr detaje mbi autorin: Mban dy emra
Policia SHKODËR- Martin Përgjini (Anton Gjini) është shpallur në kërkim për vrasjen e 44-vjeçarit Pjet&...
U aksidentua në Elbasan, efektivi i policisë në gjendje të rëndë të Trauma
Trauma TIRANË- Efektivi i policisë Ferdinand Bahja që u aksidentua mbrëmjen e kaluar në Elbasan ndodhet te spitali i Traumës....
FOTO/ Vrasja e 28-vjeçarit shqiptar në Belgjikë, autori është vjehrri i tij: Iu gjetë barut në duar
Ilir.S BELGJIKË- Autori i vrasjes së 28-vjeçarit shqiptar në Belgjikë është vjerri i tij. Ocnal.com shkruan se hetues...
'E kanë pranuar'/ Sazan Guri: George Washington dhe George Bush ishin shqiptarë
Sazan Guri TIRANË- Figurat e njohura në botë po zbulohen se janë shqiptarë. Kështu deklaron për dy prej tyre, ambientali...

