Politike

TIMS jofunksional, "festë për kriminelët"/ Rama: Tallava! Vetëm qeveria s'po gënjen

Kryeministri Rama komentoi mundësinë që kishin "kriminelët" për të hyrë dhe për të dalë më lirisht në pikat kufitare të vendit, pa u pikasur nga Policia.

12 Shtator 2022, 16:48 Nga k.m.
TIMS jofunksional, "festë për kriminelët"/ Rama:
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur problemet e shkaktuara nga hackerimin e sistemit TIMS në hyrje-daljet në dogana. Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, kryeministri Rama komentoi mundësinë që kishin "kriminelët" për të hyrë dhe për të dalë më lirisht në pikat kufitare të vendit, pa u pikasur nga Policia. Ndaj dhe Rama komentoi sërish këtë çështje, duke u shpreh se në mediat që shkruajnë lajme të tilla s'duan t'ia dinë për publikun që i sheh e lexon, por s'kanë 'mëshirë' as për dinjitetin kombëtar.

TIMS jofunksional, "festë për kriminelët"/ Rama:

"Kjo s'është "Festë për kriminelët" po një festë tallavaje për ekrane e portale që s'duan t'ia dinë për publikun që i sheh e lexon, se për më shumë si psh për dinjitetin kombëtar është edhe gjynah t'iu kërkosh! Jo që s'po gënjen qeveria, po vetëm qeveria s'po gënjen në këtë mexhelis!,"-shkruan kryeministri Edi Rama.

Nga ora 20:00 e datës 9 shtator sistemi TIMS në pikat e kalimit kufitar u godit nga një sulm kibernetik. Në fillim u raportuan probleme në sistemin TIMS në pikën kufitare të Kapshticës, ndërkohë më vonë u raportua për probleme dhe në pikën kufitare të Kakavijës dhe Rinasit. Dosja.al arriti të siguronte mesazhin e dërguar në kompjuterët e policëve në pikat e kalimit kufitar u ishte shkruar "Shqipëria po vuan dhe do të vuajë ende përkrahjen që i ka dhënë iranienëve të MEK". Menjëherë kryeministri Edi Rama akuzoi Iranin se fshihet pas këtij sulmi. Kreu i ekzekutivit u shpreh se po punohej me aleatët që sistemet të mbetën të pa penetrueshme nga sulmet dhe një ditë më pas sqaroi opinionin publik se asnjë e dhënë nuk është prekur nga sulmi.

edi rama irani sulmon shqiperine

Sondazh

Poll