Art&Argëtim

VD-Çfarë po ndodh? Era Istrefi dhe Don Xhoni përqafohen në mes të rrugës, VIDEOJA po bëhet virale

Të dy, deri më tani, nuk janë përfolur kurrë për një bashkëpunim muzikor por siç shihet edhe në video, qenkan të afërt me njëri-tjetrin. Kjo pasi shfaqen duke biseduar dhe duke u përqafuar.

9 Shtator 2022, 09:53 Nga k.m.
VD-Çfarë po ndodh? Era Istrefi dhe Don Xhoni përqafohen në
Don Xhoni dhe Era Istrefi

PRISHTINË- Një video e Era Istrefit dhe reperit Xhonatan Isufit (Don Xhoni) po shpërndahet me shpejtësi marramëndëse në rrjetet sociale.

Të dy, deri më tani, nuk janë përfolur kurrë për një bashkëpunim muzikor por siç shihet edhe në video, qenkan të afërt me njëri-tjetrin. Kjo pasi shfaqen duke biseduar dhe duke u përqafuar.

Pamjet nuk dihet se deri kur janë regjistruar, por thuhet se dyshja janë takuar në Prishtinë, gjë që ka shtuar dyshimet se mes tyre mund të ketë nisur një histori dashurie.

Por deri më tani ende nuk ka asnjë reagim nga ana e reperit dhe këngëtares, megjithatë vlen të theksohet se dyshja nuk ndiqen në rrjetet sociale.

era istrefi don xhoni kosove

Sondazh

Poll