Aktualitet

'10 mln euro'/ Shqiptarit i gjenden 40 kg kokainë në shtëpi, mediat: Policët s'po u besonin syve

Në pamje të parë shoferi ishte i qetë dhe nuk tregoi nervozizm. Por më pas karabinierët, duke ndjekur instinktet e tyre, vendosën të shkonin deri në fund dhe kontrolluan makinën, nga e cila doli një kile kokainë. 

4 Shtator 2022, 15:19 Nga k.m.

 

'10 mln euro'/ Shqiptarit i gjenden 40 kg kokainë në
Foto ilustruese

 

ITALI- Kapet sasia më e madhe e kokainës në Ancona të Italisë, ndërsa në pranga ka përfunduar një shqiptar. Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një 30-vjeçari që po qarkullonte me makinë u ndalua nga patrua e Policisë. Nga informacionet e marra nga salla u kërkua ndalimi i mjetit, një Volkswagen Golf në via Albertini, pranë qendrës tregtare Conero. Në pamje të parë shoferi ishte i qetë dhe nuk tregoi nervozizm. Por më pas karabinierët, duke ndjekur instinktet e tyre, vendosën të shkonin deri në fund dhe kontrolluan makinën, nga e cila doli një kile kokainë. 

Por droga e fshehur në automjet ishte vetëm maja e ajsbergut. Në fakt, nga hetimet rezultoi se shqiptari nuk ishte një shpërndarës i thjeshtë, por një trafikant i rrezikshëm droge, i cili kërkohej edhe në Lombardi. Gazetari Arsen Rusta raporton për ReportTv se emri i të riut është Migert Harizi, por mediat italiane nuk i kanë zbuluar as inicialet. Megjithatë pas arrestimit, Policia shkoi në banesën e tij për kontrolle të mëtejshme. 

"Kur hynë në shtëpi, policët nuk u besonin syve,"-shkruajnë mediat italiane. Ata gjetën një sasi të madhe kokaine të pastër, mbi 40 kilogramë gjithsej, në atë që ishte efektivisht një laborator për ruajtjen dhe përpunimin e lëndës narkotike. Por ata gjetën edhe një armë të mbushur me disa fishekë (dhe disa qindra euro cash), sa për të vërtetuar rrezikun e trafikantit shqiptar të drogës.

Duke qenë se droga ishte tepër e pastër, ajo mund të përpunohej duke shtuar dy ose trefish sasinë e asaj që mund të shitej në treg, ndërsa vlerën maksimale mendohet se do ta kishte 10 mln euro. Hetimet kanë nisur dhe tani pritet të zbulohet e gjitha, madje dhe grupi kriminal, të cilit i përket droga. Pasi një sasi e tillë nuk mund të jetë vetëm e shqiptarit. Ndërkohë që vetë i riu u dërgua në burgun Montacuto për të pritur rezultatin e hetimeve. Deri më tani, shqiptari nuk rezulton një emër i njohur për Policinë Shqiptare, por në Itali ishte në kërkim. 

migert harizi itali arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll