Aktualitet

Devijimi i Unazës/ Banorët e Kodrës së Priftit dalin në protestë: Po na ikën truri

Duke folur për mediat ata kanë kanë kërkuar që të ndalen punimet e këtë zonë dhe të merren vendime transparente.

4 Shtator 2022, 11:32 Nga I.A
Devijimi i Unazës/ Banorët e Kodrës së Priftit dalin në
Banoret ne proteste

TIRANË- Banorët e zonës së Kodrës së Priftit kanë dalë të protestojnë ditën e sotme për shkak të projektit për prishjen e banesave të tyre, pas devijimit të projektit të Unazës. Duke folur për mediat ata kanë kanë kërkuar që të ndalen punimet e këtë zonë dhe të merren vendime transparente. Po ashtu ata kanë kërkuar që shteti ti sqarojë në lidhje me këtë situatë, ndërkohë që kanë kërkuar dhe një konsultim publik.

“Shpresojmë të ketë një reagim. Shpresoj se duhet që kryeministri të na e thotë në sy. Kemi bërë padi në gjykatë, do vazhdojmë me mjete të ligjshme. Nuk jemi huligan. Nuk ka ndonjë njoftim zyrtar kur do nis shembja. Nga data 1-8 është bërë evidentimi që preken nga gjurma e unazës. Per ne kjo nuk ështe zgjidhje. Ndertesat janë ndertuar në bazë të një gjurme ekzistuese. Projekti ka marrë devijim. Drejtori i ARRSH kembëngulte që ishte trajektorja ideale. Nuk është bërë konsultim me publikun. Ne do këmbëngulim për bashkëbisedim. Të na shohin në sy, siç bëjnë edhe në zgjedhje. Po flasim me veten, po na ikën truri”, shprehen ata.

proteste te kodrat e priftit

Sondazh

Poll