Aktualitet

Mbyllen legalizimet në Librazhd e Përrenjas, Lame: Nisi procesi i certifikatave

Lame ka shpërndarë sot certifikimet e fundit në këtë qytet, si dhe 35 objekte kulti që janë pajisur me leje legalizimi dhe certifikata pronësie.

4 Shtator 2022, 15:03 Nga I.A
Mbyllen legalizimet në Librazhd e Përrenjas, Lame: Nisi procesi i
Artan Lame

LIBRAZHD- Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame ka deklaruar se procesi i legalizimit në qytetet e Librazhdit dhe të Përrenjasit ka përfunduar. Lame ka shpërndarë sot certifikimet e fundit në këtë qytet, si dhe 35 objekte kulti që janë pajisur me leje legalizimi dhe certifikata pronësie.

'Një proces që në ndjekim vazhdimisht është procesi i objekteve të kultit. Është e pabesueshme është një shifër kolosale, kishash, xhami, teqe, manastire, qendra kulturore fetare, të legalizuara në këto vite. Nga një pikëpamje, shtëpia e Zotit të paktën duhet të ketë letra sepse ajo u tregon rrugën edhe të tjerave," tha Lame.

Kalimi online i shërbimeve sipas Lames bën që të mos jenë të domosdoshme zyrat në çdo bashki.

"Ka disa ditë që disa media, po flasin që po mbyllet zyra e Tropojës, ku  do vemi ne kur të kemi një hall e kështu me radhë. Sa më shumë gjëra të bëhen në rrugë elektronike, ty si qytetar nuk të duhet fare zyra. Ti aplikon online dhe e merr shërbimin po online. Ti e merr shërbimin edhe në Amerikë," tha Lame.

artan lame

Sondazh

Poll