Aktualitet

Armë dhe kokainë me vete! Arrestohet shqiptari në Itali, zbulohet se ishte në kërkim nga policia

Pas hetimeve të kryera rezultoi se i riu ishte në kërkim nga Gurdia di Finanza e Breshias.

4 Shtator 2022, 12:43 Nga A.B
Armë dhe kokainë me vete! Arrestohet shqiptari në Itali, zbulohet
Policia

ITALI- Një shqiptar është vënë në pranga në Itali, pasi iu gjetën dhe sekuestruan mbi 40 kilogramë kokainë e pastër, e cila do të sillte një përfitim prej10 milionë eurosh. Makina tip “Golf” me të cilën udhëtonte 30-vjeçari u ndalua në Baraccola, për një kontroll mëngjesin e djeshëm.

Gjatë kontrollit të makinës fillimisht u gjet një qese me 1 kilogram kokainë, më pas iu kontrollua shtëpia ku iu gjetën 40 kilogramë kokainë dhe një pistoletë me të gjitha municionet e nevojshme. Banesa e shqiptarit përdorej kryesisht si laborator dhe magazinë. 

Pas hetimeve të kryera rezultoi se i riu ishte në kërkim nga Gurdia di Finanza e Breshias. 30-vjeçari u dërgua në burgun Montacuto, ndërsa u sekuestrua droga, arma dhe municionet e tjera që iu gjetën gjatë kontrollit.

Burimi: Anconatoday.it

arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll