Politike

SPAK nisi hetimet, Meta sulmon Krajën: Spurdhjaku i partisë i shërben mafies, shtatori po vjen!

Meta ka ndarë shkresën që drejtuesi i SPAK, Arben Kraja i ka dërguar Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, ku i kërkon informacion mbi gjeneralitetet e ish-presidentit të Republikës.

24 Gusht 2022, 12:46 Nga f.g
SPAK nisi hetimet, Meta sulmon Krajën: Spurdhjaku i partisë i
Arben Kraja dhe Ilir Meta

TIRANE- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur sot hetimin për të, pas kallëzimit të ish-deputetit të opozitës Halit Valteri, që e akuzonte për lobim me para që sipas tij i kishte përfituar përmes korrupsionit. Në një reagim në rrjetet sociale, Meta ka ndarë shkresën që drejtuesi i SPAK, Arben Kraja i ka dërguar Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, ku i kërkon informacion mbi gjeneralitetet e ish-presidentit të Republikës. Në reagimin e tij, Meta sulmon Krajën dhe e akuzon si partiak, ndërsa paralajmëron se drejtësia po vjen. 

REAGIMI I PLOTE: 

Meqënëse spurdhjaku i partisë ka vendosur t'i shërbejë hapur mafies së inceneratorëve në panik ju lutem njihuni edhe me një kërkesë tjetër serioze për karagjozët më të mëdhenj të Ramaformës. Shtatori po vjen dhe Drejtësia e Popullit nuk do ndalet më!
Ramoviçin asgjë nuk e shpëton dot më!

SPAK nisi hetimet, Meta sulmon Krajën: Spurdhjaku i partisë i

Çfarë ndodhi sot? Prokuroria e Posaçme SPAK njoftoi se ka nisur hetimin për ish-presidentin e Republikës, Ilir Meta, sot kryetar i ish-LSI, e ndryshuar në emrin Partia e Lirisë pas kallëzimit të disa muajve më parë që iu bë nga Valteri. SPAK kërkon informacion nga disa institucione përfshirë edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, të cilit i kërkoi formularin e dekriminalizimit. Disa javë më parë, Meta u akuzua nga Autoriteti i Dosjeve si bashkëpunëtor i Ish-Sigurimit të Shtetit, por hetimi i sotëm lidhet me një tjetër çështje. Kallëzimi i Valterit lidhet me një artikull të gazetës austriake, "Kronen Zeitung", e cila e akuzonte Metën se kishte paguar 700,000 mijë dollarë për lobim në SHBA, përmes një kompanie offshore qipriote. Lobimi lidhej me një foto që Meta bëri në ceremoninë e inagurimit të presidentit Donald Trump. 

spak nis hetimet per meten ilir meta

Sondazh

Poll