Bota

Autorët ngatërrojnë objektiv! Vritet vajza e "trurit të Putin" në një sulm me bombë në Moskë

Mendohet se objektivi i synuar i sulmit mund të ketë qenë babai i saj, filozofi rus Alexander Dugin.

21 Gusht 2022, 07:15 Nga A.B
Autorët ngatërrojnë objektiv! Vritet vajza e "trurit të
Moska

RUSI- Daria Dugin, vajza e teoricienit dhe këshilltarit kryesor të Vladimir Putinit, vdiq mbrëmjen e kaluar në periferi të Moskës. Sipas raportimeve, ajo ishte viktimë e një sulmi terrorist pasi i kishin vendosur një bombë në xhipin që po drejtonte. 

Mendohet se objektivi i synuar i sulmit mund të ketë qenë babai i saj, filozofi rus Alexander Dugin, i njohur si "truri i Putinit". Dugin është një ideolog i shquar ultra-nacionalist që besohet të jetë i afërt me presidentin rus.

Sipas medias ruse 112, dyshja duhej të ktheheshin nga një ngjarje mbrëmjen e kaluar me të njëjtën makinë përpara se Dugin të merrte vendimin për të udhëtuar veçmas nga vajza e tij në minutën e fundit.

Nuk ka asnjë koment zyrtar nga autoritetet ruse deri më tani. Pavarësisht se nuk mban një pozicion zyrtar në qeveri, babai i Dugina është një aleat i ngushtë i presidentit rus dhe madje është quajtur "Rasputini i Putinit", shkruan BBC.

Autorët ngatërrojnë objektiv! Vritet vajza e "trurit të
Alexander Dugin

Vajza e filozofit, Darya Dugina, ishte vetë një gazetare e shquar që mbështeti me zë pushtimin e Ukrainës.

alexander dugin rusi

Sondazh

Poll