Bota

VIDEO/ "S'do gjeni kurrë paqe", ukrainasit hakerojnë televizionin rus dhe nxjerrin Zelenskyn duke folur

Ndërkohë janë transmetuar edhe pamje të flamujve tatarë të Ukrainës dhe Krimesë teksa në sfond është kënga e Tina Karol “Ukraine is you”.

20 Gusht 2022, 20:46 Nga e.k
VIDEO/ "S'do gjeni kurrë paqe",  ukrainasit hakerojnë
Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Hakerët ukrainas kanë hakuar televizionin në Krimenë e pushtuar nga Rusia, duke nxjerrë në transmetim presidentin Volodymyr Zelensky.  Siç shihet nga video e publikuar, hakerat kanë transmetuar një fragment nga fjalimi i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në kanalin 1 rus.


“Le të kujtojë secili prej zyrtarëve rusë që ka marrë tokën e çmuar në Krime se ky nuk është vendi ku ata do të kenë paqe”, thotë Zelenskyy në video.

Ndërkohë janë transmetuar edhe pamje të flamujve tatarë të Ukrainës dhe Krimesë teksa në sfond është kënga e Tina Karol “Ukraine is you”.

ukraine volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll