Bota

Zgjedhjet e parakohshme në Maqedoninë e Veriut, përfundon votimi në tre komunat

Pas mbylljes së procesit të votimit, Komisionet Komunale Zgjedhore kanë filluar me numërimin e votave.

20 Gusht 2022, 20:06 Nga I.A
Zgjedhjet e parakohshme në Maqedoninë e Veriut, përfundon votimi
Foto Ilustruese

MAQEDONIA E VERIUT- Procesi i votimit në Komunën e Tetovës, Komunën e Mavrovë-Rostushës dhe Komunën Qendër ka përfunduar. Alsat.mk shkruan se votimi ka shkuar në atmosferë demokratike dhe nuk janë regjistruar parregullsi. Pas mbylljes së procesit të votimit, Komisionet Komunale Zgjedhore kanë filluar me numërimin e votave.

Në Tetovë sot është votuar për përbërjen e re të Këshillit të Komunës së Tetovës, pasi ai i fundit nuk arriti ta miratojë llogarinë përfundimtare. Ndërsa në Mavrovë-Rostushë dhe Qendër Zhupë është votuar edhe për kryetar komune.

zgjedhje ne maqedonine e veriut

Sondazh

Poll