Aktualitet

Aksident pranë Tunelit të Kalimashit, vdesin 2 persona, shoferi përfundon në spital

Denis Gjeta dhe Marius Çeça kanë ndërruar jetë ndërsa në spital ka përfunduar shoferi Marsel Busho. 

20 Gusht 2022, 08:44 Nga A.B
Aksident pranë Tunelit të Kalimashit, vdesin 2 persona, shoferi
Foto ilustruese

MIRDITË- Aksident me dy viktima e një të plagosur në aksin rrugor “Milot – Tuneli Kalimashit”, në vendin e quajtur “Vau Shkjeze”. Denis Gjeta dhe Marius Çeça kanë ndërruar jetë ndërsa në spital ka përfunduar shoferi Marsel Busho. 

Ky i fundit ishte duke udhëtuar në këtë aks rrugor me automjet, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, ku mjeti është përplasur me mbrojtëset metalike anësore të rrugës. 31 dhe 30 vjeçari ndërruan jetë në vend ndërsa Busho është dërguar me urgjencë te Trauma, në Tiranë. Grupi hetimor vazhdon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 02:30, në aksin rrugor “Milot – Tuneli Kalimashit”, në vendin e quajtur “Vau Shkjeze”, Rrubik, ka ndodhur një aksident automobilistik. Shtetasi M.B. duke udhëtuar në këtë aks rrugor me automjet, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, ku mjeti është përplasur me mbrojtëset metalike anësore të rrugës. Për pasojë kanë humbur jetën dy pasagjerët që ndodheshin në mjet, konkretisht shtetasit M.Ç. 31 vjeç, dhe D.Gj. 30 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa drejtuesi i mjetit shtetasi M.B. 35 vjeç, ndodhet në Spitalin e Traumes Tiranë, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vazhdon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

aksident ne mirdite denis gjeta marius ceca marsel busho

Sondazh

Poll