Aktualitet

VIDEO/ "Duke përqafuar të atin", 17-vjeçari që vrau fqinjin për të marr hak, gjen "ngushëllim" tek arti

Florjani pas vendimit të dhënë nga Gjykata është dërguar në burgun e minorenve në Kavajë për të vuajtur dënimin e tij. 

19 Gusht 2022, 18:57 Nga e.k
VIDEO/ "Duke përqafuar të atin", 17-vjeçari që
Florjan Beqiri dhe viktima

TIRANË- Një ngjarje e rëndë do të trondiste Manatinë e Lezhës mëngjesin e datës 24 janar të këtij viti kur Florjan Përvathi do të ekzekutonte me armë zjarri fqinjin e tij 65-vjeçar Lek Lekgjonaj. 17-vjeçari e kreu vrasjen për të marrë hakun e babait që i ishte vrarë nga vëllai i viktimës në vitin 2009 pas një konflikti. 

Florjani pas vendimit të dhënë nga Gjykata është dërguar në burgun e minorenve në Kavajë për të vuajtur dënimin e tij. 

Në një video të publikuar nga "JOQ", një qytetar shkruan se Florjani ka bërë një pikturë murale në oborrin e burgut ku shfaqet ai duke përqafuar të atin, që e la vetëm 4 vjeç ditën kur u vra nga fqinji. Jeta e 17-vjeçarit ka kaluar në sfida të mëdha deri ditën ku dhe kreu aktin e rëndë. Një përqafim i munguar dhe një jetë e vështirë në një vend të vogël që akoma ekziston gjakmarrja i prenë jetën në mes një adoleshenti që nuk do të jetë më kurrë i njëjti.

"Prsh joq kjo eshte nje pikture qe eshte nisur dje mazdite dhe ka perfunduar ne oren 11 te darkes , eshte bere tek burgu minorenve ne kavaje nga Floriani ai djali qe mori hakun e babit ne lezhe. E kam pare dje duke e pikturuat me shkallae deri ne 11 te nates , edhe e kam degjuar", shkruan qytetari.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

Gjon Përvathi ( i ati i 17-vjeçarit, Florian Përvathit) u ekzekutua nga Ndue Lekgjonaj në vitin 2009, me motivin se i kishte bllokuar rrugën. Pasi kreu vrasjen, Lekgjonaj u vetëdorzua në Polici, duke pranuar edhe plagosjen e dy personave të tjerë po në të njëjtën ngjarje. Lekgjonaj, teksa tentonte që të largohej nga skena e krimit, kishte aksidentuar edhe djalin e madh të viktimës e të afërmin e tyre, por fatmirësisht kësaj here pa i kushtuar jetën. Megjithatë drama në jetën e 4-vjeçarit (asokohe) nuk përfundoi këtu. Në gjendje të rënduar psikologjike, nëna e 17-vjeçarit, Martine Përvathi vendosi që të ndërmerrte një akt të rëndë duke i thënë fund jetës, po të njëjtën ditë me vrasjen e të shoqit, pasi mendoi se edhe i biri kishte ndërruar jetë. Duke lënë kështu jetimë 4 fëmijë.

florjan pervathi

Sondazh

Poll