Aktualitet

Aksidenti tragjik në Mirditë/ Vdesin 2 persona, shoferi dërgohet te Trauma (EMRAT)

Viktimat janë nga Tirana, 30 dhe 31 vjeç, Denis Gjeta dhe Marius Çeça të cilët ishin pasagjerë në mjetin e 35-vjeçarit Marsel Busho që mbeti i plagosur

20 Gusht 2022, 08:47 Nga A.B
Aksidenti tragjik në Mirditë/ Vdesin 2 persona, shoferi dërgohet
Ambulance

MIRDITË- Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin “Milot – Tuneli Kalimashit”, në vendin e quajtur “Vau Shkjeze”, Rrubik, ku si pasojë kanë ndërruar jetë dy të rinj, dhe është plagosur rëndë një tjetër.

Mësohet se viktimat janë nga Tirana, 30 dhe 31 vjeç, Denis Gjeta dhe Marius Çeça të cilët ishin pasagjerë në mjetin e 35-vjeçarit Marsel Busho që mbeti i plagosur. Shkak i aksidentit dyshohet se mund të jetë bërë humbja e kontrollit të mjetit e më pas u përplas me mbrojtëset metalike anësore të rrugës.

aksident ne mirdite marsel busho denis gjeta marius ceca

Sondazh

Poll