Aktualitet

MISTERI/ Një person i rrezikshëm thyen dy postblloqe dhe i ikën policisë në Elbasan

Fillimisht mjetit i është bërë me shenjë nga një patrullë policie në hyrje të Librazhdit që të ndalojë, por mjeti nuk është bindur dhe është larguar në drejtim të Elbasanit.

30 Qershor 2022, 21:26 Nga F.M
MISTERI/ Një person i rrezikshëm thyen dy postblloqe dhe i ikën
Foto Ilustruese

ELBASAN- Një makinë që nuk i ka ndaluar grupit të efektivëve që po patrullonin në Elbasan ka vënë në alarm policinë. Mësohet se bëhet fjalë një automjet me targa AB680AB, brenda të cilit dyshohet se ka persona me rrezikshmëri të lartë.

Fillimisht mjetit i është bërë me shenjë nga një patrullë policie në hyrje të Librazhdit që të ndalojë, por mjeti nuk është bindur dhe është larguar në drejtim të Elbasanit.

Për pasojë është njoftuar Drejtoria e Policisë së Elbasanit dhe efektivët kanë dalë në terren në kërkim të mjetit në fjalë. Por, 'miesteriozët' me rrezikshmëri të lartë kanë arritur që t'i shpëtojnë edhe një tjetër psotblloku që iu ngrit në Elbasan. Ende nuk dihet se në pronësi të kujt ishte mjeti në fjalë dhe kush ndodhej brenda tij, por kërkimet vijojnë. 

elbasan policia e elbasanit

Sondazh

Poll