Aktualitet

Shkatërrohet rrjeti kriminal i fajdexhinjve, mes tyre dhe 2 shqiptarë (EMRAT+FOTOT)

Dy të arrestuar të tjerë, një 45-vjeçar nga Heraklioni dhe një 24-vjeçar që drejton një kafene në periferinë lindore, dyshohet se kanë kryer pastrim të rëndë parash.

30 Qershor 2022, 19:41 Nga I.A
Shkatërrohet rrjeti kriminal i fajdexhinjve, mes tyre dhe 2 shqiptarë
Te arrestuarit

GREQI- Gjykata e Shkallës së parë në Kretë në Greqi ka urdhëruar publikimin e fotove dhe identiteteve të pjesëtarëve të një rrjeti kriminal fajdexhinjsh në Greqi. Protothema shkruan se pjesë e grupit janë edhe dy shqiptarë, Arbër Prenga 32 vjeç dhe Arjan Xhangolli 30 vjeç. Dy të arrestuar të tjerë, një 45-vjeçar nga Heraklioni dhe një 24-vjeçar që drejton një kafene në periferinë lindore, dyshohet se kanë kryer pastrim të rëndë parash.

Rrjeti i fajdexhinjve janë arrestuar për mashtrim dhe vjedhje të qytetarëve. Gjithashtu, pas një urdhri përkatës të Prokurorit të Gjykatës së Shkallës së Parë Heraklion, u bënë publike të dhënat e identitetit dhe fotot e dy grekëve të tjerë, të përfshirë në grupin kriminal që vepronte në fajde dhe zhvatje profesionale.

“Në këtë kuadër, qytetarët janë të lutur të kontaktojnë Departamentin e Krimit të Organizuar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Qarkut Kretë, në numrat telefonik 2810-274124 dhe 2810-274150, për të dhënë çdo informacion përkatës. Vërehet se sigurohet anonimiteti dhe konfidencialiteti i komunikimit. Theksohet se kjo masë ka afat deri më datë 24.12.2022, sipas Urdhrit të Prokurorisë," thuhet në njoftim.

arbër prenga arjan xhangolli

Sondazh

Poll