Aktualitet

Aksident në Finiq, motori përplaset me autobusin, lëndohet një 25-vjeçare

Si pasojë e përplasjes ka mbetur e lënduar një 25-vjeçare me iniciale A.D.

30 Qershor 2022, 19:33 Nga I.A
Aksident në Finiq, motori përplaset me autobusin, lëndohet
Foto Ilustruese

SARANDË- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Finiq. Mësohet se një motor me drejtues një 29-vjeçar është përplasur me një autobus. Si pasojë e përplasjes ka mbetur e lënduar një 25-vjeçare me iniciale A.D.

Njoftimi i Policisë:

Sarandë/Informacion paraprak Sot, rreth orës 18:20, në Mesopotam, Finiq, një motomjet me drejtues shtetasin M. Z., 29 vjeç, është përplasur me një mjet autobus me drejtues shtetasin V. Z., 55 vjeç. Si pasojë e përplasjes ka mbetur e dëmtuar pasagjerja shtetasja A. D., 25 vjeçe, e cila udhëtonte në motomjet dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

aksident ne finiq

Sondazh

Poll