Aktualitet

'Alo, ndihmë!'/ Nipi tmerrohet në Tiranë, gjen gjyshin e varur, gjyshja vdiq në ambulancë

Sipas Policisë, 80-vjeçari Safet Meçaj, dyshohet të jetë vetëvarur, ndërsa bashkëshortja e tij Arta Meçaj po 80-vjeçe, u gjet pa ndjenja dhe e shtrirë në tokë.

20 Qershor 2022, 22:51 Nga k.m.
'Alo, ndihmë!'/ Nipi tmerrohet në Tiranë, gjen gjyshin
Foto ilustruese

TIRANË- Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në Tiranë, ku nipi ka gjetur pajetë në banesë dy gjyshërit e tyre. Një çift të moshuarish u gjetën pa shenja jete në shtëpinë ku banonin te “Nënstacioni i Selitës”.

Sipas Policisë, 80-vjeçari Safet Meçaj, dyshohet të jetë vetëvarur, ndërsa bashkëshortja e tij Arta Meçaj po 80-vjeçe, u gjet pa ndjenja dhe e shtrirë në tokë. Me të pikasur trupat, nipi i tyre njoftoi Policinë, e cila bën me dije në njoftimin zyrtar se stafi i ambulancës që konfirmoi se të dy të moshuarit kishin ndërruar jetë. Shkaqet e ngjarjes së rëndë momentalisht janë të paqarta, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 20.06.2022, në vendin e quajtur "Nënstacioni I Selitës", është marrë njoftim se shtetasi M. M., ka gjetur në banesë pa shenja jete shtetasin S. M., 80 vjeç, dhe A. M., 80 vjeç (gjyshërit). Shtetasi S. M. dyshohet se është vetëvarur ndërsa shtetasja A. M., është gjetur pa ndjenja. Stafi i ambulancës ka konfirmuar se kanë ndërruar jetë të dy. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

safet meçaj arta meçaj tirane policia e tiranes

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Qershor 2022, 21:46 k.m.

Digjet një banesë në Tiranë

Foto ilustruese TIRANË- Përfshihet nga flakët kati i katërt i një banese në zonën e Liqenit të Thatë në T...