Aktualitet

Po shtohen infektimet/ Mjekët: Ndikuan edhe disa evente me pjesëmarrje masive të të huajve

Epidemiologët në Institutin e Shëndetit Publik thonë se kjo ishte e pritshme  për shkak edhe të disa eventeve të rëndësishme me pjesëmarrje masive  edhe të të huajve.

20 Qershor 2022, 20:25 Nga k.m.
Po shtohen infektimet/ Mjekët: Ndikuan edhe disa evente me pjesëmarrje
Foto ilustruese

Situata e Covid-19 ka nisur të marrë një kthesë të lehtë duke shënuar rritje të numrit të rasteve të infektuara nga pandemia e koronavirusit. Epidemiologët në Institutin e Shëndetit Publik thonë se kjo ishte e pritshme  për shkak edhe të disa eventeve të rëndësishme me pjesëmarrje masive  edhe të të huajve.

Shtimi i numrit të të infektuarve është shoqëruar edhe me një rritje të lehtë të të shtruar në spital, por kjo pothuajse e pa konsiderueshme.

Ekspertët e shëndetit publik bëjnë thirrje të vaksinohen ata të cilët nuk kanë marrë asnjë dozë vaksinë pasi epidemia nuk ka mbaruar dhe nuk dihet çfarë do të sjellë vjeshta. Mbetet i ulët vaksinimi me dozë të tretë dhe po ashtu grupmosha 16 deri në 40 vjeç.

pandemia e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll