Aktualitet

Klodiana Lala ngre alarmin: Sot motra e Nuredin Dumanit mund të vritet nga grupet krimianale

Sipas saj, atë mund ta marrin peng grupet kriminale dhe mund ta shantazhojnë që i vëllai të mos flasë, ose mund ta vrasin.

20 Qershor 2022, 22:36 Nga k.m.
Klodiana Lala ngre alarmin: Sot motra e Nuredin Dumanit mund të vritet nga
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala tha këtë të hënë se Xhuljana Dumani, motra e Nuredin Dumanit, e cila u pajis me certifikatë sigurie në dikasterin e dioplomacisë nga DISK, duke bërë me dije se është e pambrojtur nga Policia e Shtetit. Në fjalën e saj, Lala tha se 24-vjeçarja është në një fazë depresioni. Sipas saj, atë mund ta marrin peng grupet kriminale dhe mund ta shantazhojnë që i vëllai të mos flasë, ose mund ta vrasin.

“Kam marrë kontakt me vajzën e cila kishte refuzuar mbrojtjen, gjë që më duket anormale nga ana institucionale, sepse Zyra për Mbrojtjen e Dëshmitarëve në raste ekstreme siç është rasti i Nuredin Dumanit që ka shumë personazhe të përfshirë, shumë vepra kriminale, ka rrëfyer për një gamë veprash kriminale, padiskutim që vajzës mund t’i garantohej mundësia për të shkuar jashtë vendit sepse ishte lehtësisht e identifikueshme për shkak të moshës së re. Ajo është 24 vjeçe, kishte bërë prakatikën në Ministrinë e Jashtme. Kishte kaluar disa hapa për të shkuar deri tek zyra ku aktualisht punonte. Më tha që nuk e ka pranuar mbrojtjen dhe me thënë të drejtën e kam rikontaktuar në momentin që kolegu jonë Elvi Fundo nxorri certifikatën dhe tha skandal, institucionet e kanë pajisur. Po atë ditë pak orë pas daljes së këtij lajmi e kam takuar. Sigurisht unë nuk e kam sonte me Xhuljanën. Nuk çfarë e mbroj. Është e kotë. Emri i ka dalë gjithandej. E kam takuar. Padiskutim që parë në kontekstin moral ajo mund të kishte zgjedhur të largohej për shkak të problematikës që ka vëllai. Ajo ka edhe një tjetër vëlla që është duke vuajtur dënimin. Ma ka rrëfyer gjithë bisedën që bëra me të. Vëllai i tretë është i larguar me status azilanti. Të vetmit njerëz që kishte në Shqipëri ishte nëna, babai, ajo vetë dhe fëmijët e vëllait, të cilët janë aktualisht në mbrojtje. Pse nuk e pranove mbrojtjen e kam pyetur. Sepse e para gjë nuk kam besim, nuk mund të rri e burgosur, kam qenë e shkëputur nga aktiviteti i vëllait. Po citoj atë në ligjeratë të drejtë pavarësisht qëndrimit që mund të kem unë.

Unë e kam takuar sot pasdite, ajo vajzë është praktikisht, më vjen shumë keq që po e them, është në një fazë depresioni. Sot që flasim është e pambrojtur. Sonte grupet kriminale mund ta marrin peng, mund ta shantazhojnë që vëllai të tërhiqet. Grupet kriminale mund ta vrasin,”- tha Lala.

Disa ditë më parë, gazetari Elton Qyno shkruante se motra e të përfshirit në dhjetëra atentate si vrasës me pagesë punon në një nga institucionet më të rëndësishme në vend, edhe pse i vëllai ka konfirmuar në SPAK pjesëmarrjen e tij në organizata kriminale. Madje, sipas Qynos, Policia e Shtetit e ka marrë në mbrojtje të renë, e cila ka në dorë informacione sekrete të sigurisë dhe diplomacisë. Ndërkohë që vetë Ministrja e Punëve të Jashtme reagoi duke u shprehur se e reja ishte punësuar me kontratë 1-vjeçare deri më 31.12.2022, si specialiste në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme, Sektori i Shërbimeve. Madje sipas Ministrisë, Dumani ka qenë e pasjisur edhe me certifikatën e sigurisë nga DSIK.

klodiana lala xhuljana dumani

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Qershor 2022, 21:46 k.m.

Digjet një banesë në Tiranë

Foto ilustruese TIRANË- Përfshihet nga flakët kati i katërt i një banese në zonën e Liqenit të Thatë në T...