Aktualitet

Historia e arrestimit të Agim Kajmakut, Artan Hoxha: Italianët e kishin pikasur, po prisnin momentin

Artan Hoxha theksoi se lënda narkotike që transportonte Kajmaku dhe nipi i tij, vinte nga Ekuadori ndërsa nga Shqipëria pritet të transportohej në shtete të tjera.

20 Qershor 2022, 22:12 Nga k.m.
Historia e arrestimit të Agim Kajmakut, Artan Hoxha: Italianët e
Artan Hoxha

TIRANË- Ish-kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku është mbajtur nën vëzhgim nga policia italiane, para se të finalizonte arrestimin e tij më 27 Maj. Kwshtu pretendon gazetari Artan Hoxha. Nw fjalwn e tij, gjatw emisionit "Opinion", gazetari investigativ Artan Hoxha ka deklaruar se Policia kishte dijeni për trafikun e drogës, por e kishte mbajtur atë nën mbikëqyrje për të zbuluar mënyrën si bëhej transportimi i lëndës narkotike.

Në emisionin Opinion, Hoxha theksoi se lënda narkotike që transportonte Kajmaku dhe nipi i tij, vinte nga Ekuadori ndërsa nga Shqipëria pritet të transportohej në shtete të tjera.

“Lajmi u dha dy javë më mbrapa. Ka qenë i ndjekur. Italianët, të hetojnë për një kohë të gjatë dhe kur të kapin, të kapin me prova. Policia e ka pasur nën mbikqyrje. Policia italiane e ka pasur nën mbikëqyrje por nuk po gjenin si ata e transportonin kokainën. Ai merrte fidanët. Por nuk e gjenin si e transportonin kokainën. Ai merrte fidanët, ndërronte vazot. Kokaina vjen nga Ekuadori. Në rastin konkret, me çmimin e zbarkimit në port, ajo shkon diku në 574 mijë dollarë.

Dhe pastaj ndërronte vazot. Nëse vazot ishin të holla ai i vendoste në vazo më të trasha. Italianët e dinin. Ata po i ruanin që t’i kapnin me lëndën narkotike. Kajmaku është mbajtur nën vëzhgim bashkë me nipin e tij. Është kapur me 20 kg kokainë. E pastër që kishte ardhur nga Ekuadori. Ajo ka një çmim shumice. Nga Shqipëria ka destinacione të tjera ku çohet kokaina. Ka raste kur kokaina vjen në Shqipëri dhe çohet me pakicë në vendet e tjera. Në rastin konkret ajo me çmimin e zbarkimit në port shkon diku te 540 mijë shumica,”- ka thënë ai.

artan hoxha

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Qershor 2022, 21:46 k.m.

Digjet një banesë në Tiranë

Foto ilustruese TIRANË- Përfshihet nga flakët kati i katërt i një banese në zonën e Liqenit të Thatë në T...