Aktualitet

Ishulli i Sazanit në flakë, Peleshi: Tymi rrezikon qëndrimin e efektivëve në zonë

Peleshi bën me dije se tymi u rrezikon qëndrimin në zonë efektivëve.

6 Qershor 2022, 10:17 Nga F.M
Ishulli i Sazanit në flakë, Peleshi: Tymi rrezikon qëndrimin e
Ishulli i Sazanit

TIRANË- Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi shprehet se është shtuar numri i efektivëve që janë angazhuar në aksionin e shuarjes së zjarrit, me pjesëtarë të Flotiljes Detare në Pashaliman, efektivë të Forcave Speciale, zjarrfikëses së Vlorës dhe vullnetarëve që janë nisur drejt ishullit të Sazanit për të shuar flakët. Në një postim në Facebook, Peleshi bën me dije se tymi u rrezikon qëndrimin në zonë efektivëve.

“Prej orëve të para të ditës ka rinisur puna për shuarjen e zjarrit në ishullin e Sazanit. Situata vijon të jetë kritike, pasi flakët përhapen për shkak edhe të erës. Është shtuar numri i efektivëve që janë angazhuar në aksionin e shuarjes së zjarrit, me pjesëtarë të Flotiljes Detare në Pashaliman, efektivë të Forcave Speciale, zjarrfikëses së Vlorës dhe vullnetarë. Tymi i krijuar rrezikon qëndrimin në zonë, ndërsa përpjekjet po vijojnë për të mbajtur situatën nën kontroll,”- shkruan Peleshi.

Ishulli i Sazanit është përfshirë nga flakët mesditën e kaluar. Zjarri vijon të jetë aktiv prej thuajse 24 orësh dhe deri më tani nuk ka asnjë ndërhyrje nga ajri. Kjo pasi dy helikopterët që Shqipëria ka në dispozicion për raste të tilla janë në servis që nga muaji shkurt.

Sondazh

Poll