Aktualitet

Ishulli i Sazanit në flakë, Peleshi: Janë izoluar! Trupat e FA e kishin të vështirë ndërhyrjen

Peleshi tha se ishin izoluar ndërsa trupat e FA e kishin të vështirë ndërhyrjen në vatrat e mbetura për shkak të relievit të vështirë

6 Qershor 2022, 07:45 Nga DOSJA
Ishulli i Sazanit në flakë, Peleshi: Janë izoluar! Trupat e FA e
Sazan

TIRANË- Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi reagoi mbrëmjen e kaluar për vatrat e rrezikshme të zjarrit në ishullin e Sazanit. Pak para mesnatës, Peleshi tha se ishin izoluar ndërsa trupat e FA e kishin të vështirë ndërhyrjen në vatrat e mbetura për shkak të relievit të vështirë. Ndër të tjera u shpreh se mbështeten tek ekspertët e fushës që vlerësojnë se teknika efikase për izolimin e vatrave është përmes krijimit të brezave të shpyllëzuar.

REAGIMI I PELESHIT:

Në këto momente duket se janë izoluar disa nga vatrat më të rrezikshme të zjarrit në Sazan. Trupat e Forcave të Armatosura po punojnë me përkushtim në kushtet kur ndërhyrja në vatrat e mbetura është e vështirë për shkak të relievit dhe të natës.Sakrifica dhe profesionalizmi i Forcave të Armatosura dhe të gjithë sistemit të Mbrojtjes Civile meritojnë mirënjohje. I vlerësoj të gjitha shqetësimet dhe mendimet e shprehura pa teklif, por ne mbështetemi tek ekspertët e fushës që vlerësojnë se teknika më efikase në rastin e zjarrit në ishullin e Sazanin është izolimi i vatrave duke krijuar breza të shpyllëzuar rreth vatrës.Me të gjithë partnerët tanë dhe Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile kemi ndërtuar marrëdhënie për të aktivizuar mbështetjen me mjete ajrore shtesë, gjatë stinës së verës, pa humbur kohë nëse do të çmohet e nevojshme nga ekspertët.Sigurisht prioritet ka mbrojtja e jetës së banorëve dhe më pas e florës e faunës si edhe trashëgimia jonë natyrore e historike.Fatkeqësisht edhe kjo verë do të jetë shumë e nxehtë. Ne do të jemi përkrah bashkive për të mbështetur përballimin e emergjencave të mundshme. Por kemi nevojë edhe për vullnetarizëm dhe angazhim nga të gjithë për të përballuar së bashku situatat e emergjencave, në vend që t’i ndezim akoma më shumë nga tastiera.

Ishulli i Sazanit u përfshi ditën e djeshme prej 10 orësh nën pushtetin e flakëve. 61 efektivë kryesisht të Forcës Detare dhe forcat e gatshme të Forcës Tokësore, së bashku me zjarrfikës të Vlorës punuan për shuarjen e zjarrit të rënë në Ishullin e Sazanit.

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Qershor 2022, 21:29

SKANDAL/ Kush po e lë Sazanin të digjet

Ishulli i Sazanit në flakë VLORË- Gazetarja Beti Njuma ka publikuar pamjet nga ishulli i Sazanit që siç duket është i ...