VD- Sazanin e përpijnë flakët, efektivëve u rrezikohet jeta nga municionet, MM me ‘sytë nga qielli’
A ka helikopterë Shqipëria? Kjo ndoshta është pyetja që çdo verë ngrihet e ndërsa autoritetet Forcat e Armatosura i përgjigjen me thirrje për ndihmë nga ajri. Por nga kush? Nga vendet e tjera sigurisht sepse për të dytin vit, Shqipëria nuk ka helikopterë që mund të shuajë flakët.
VLORË- Ishulli i Sazanit është prej më shumë se 10 orësh nën pushtetin e flakëve dhe e vetmja ndihmë që ka marrë nga autoritetet që duhet ta mbrojnë është një tufë me efektivë që rrezikojnë jetën e tyre duke tentuar të shuajnë zjarrin me degë peme! Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se drejt Sazanit ka nisur 61 efektivë kryesisht të Forcës Detare dhe forcat e gatshme të Forcës Tokësore, së bashku me zjarrfikës të Vlorës që po punojnë për shuarjen e zjarrit të rënë në Ishullin e Sazanit.
Por, ministri Niko Peleshi thotë se bimësia e terreni i vështirë ua vështirësojnë punën. Ndoshta edhe mungesa e mjeteve?
Ndryshe nga çdo postim propagandues, në fotot e shpërndara, Peleshi është treguar mjaft i kursyer. Aty duken vetëm disa punonjës, të cilët edhe pa mbrojtje janë nisur me varka për të luftuar me flakët. Mungojnë pamje nga aksioni me autobotë uji e helikopterë, sepse nuk ka të tillë…
A ka helikopterë Shqipëria?
Kjo ndoshta është pyetja që çdo verë ngrihet e ndërsa autoritetet Forcat e Armatosura i përgjigjen me thirrje për ndihmë nga ajri. Por nga kush? Nga vendet e tjera sigurisht sepse për të dytin vit, Shqipëria nuk ka helikopterë që mund të shuajë flakët. Pavarësisht paralajmërimeve të Institutit të Gjeoshkencës për një verë të nxehtë, me temperatura shumë të larta, Ministria e Mbrojtje nuk u kujtua që të koalidonte dy helikopterët e vetëm ‘couger’ që ka në dispozicion. Madje njëri prej tyre ndodhet në servis sepse që nga muaji shkur ka pasur rrjedhje transmisioni.
-
SKANDAL/ Kush po e lë Sazanin të digjet
5 Qershor, 21:31 -
-
Alarmi i zjarrit kaloi kufijtë, teksa nga Turqia, Presidenti Ilir Meta bëri thirrje për vënien në gadishmëri të strukturave të Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Brendshme dhe Bashkive në të gjithë Shqipërinë, për mbrojten civile, sidomos për angazhimin e flotës ajrore, për ndërhyrjen nga ajri për fikjen e vatrave të zjarrit në zona ku është e pamundur ndërhyrja në rrugë tokësore, siç është rasti i Ishullit të Sazanit.
Por, pati zero reagim.
Ministria e Mbrojtjes postoi një tjetër status, por këtë herë me një tjetër paralajmërim. Efektivët që ndodhen në Sazan rrezikojnë të përballen me shpërthime municionesh, të cilat mund të aktivizohen nga kontakti me flakët.
Ndërkohë zjarri ka dalë jashtë kontrollit. Pjesa lindore e ishullit dhe vendi i quajtur ‘Plazhi i gjeneralit’ ka marrë flakë duke djegur pisha që arrijnë deri 20 m të larta dhe shkurre. Duke mos marrë asnjë masë, Shqipëria rrezikon të përballet me vatra zjarresh që mund të shënojnë edhe viktima, siç ndodhi verën e shkuar. Zgjidhja e vetme është ndihma nga vendet e tjera, ose nga qielli, një shi i rrëmbyeshëm…
Sondazh
SKANDAL/ Kush po e lë Sazanin të digjet
Ishulli i Sazanit në flakë VLORË- Gazetarja Beti Njuma ka publikuar pamjet nga ishulli i Sazanit që siç duket është i ...
Sazani digjet, Anila Hoxha: Shqipëria me një helikopter, edhe ai me defekt që nga shkurti
Ishulli i Sazanit në flakë TIRANË- Gazetarja Anila Hoxha ka risjellë në vëmendje një shkrim të botuar pak ditë...
Zjarri në ishullin e Sazanit, MM jep alarmin: Rrezikohet shpërthim municionesh
Zjarri në Sazan VLORË- Ministria e Mbrojtjes shprehet se ishulli i Sazanit rrezikon të kthehet në një vend të pushtuar nga sh...
Të dehura në timon/ Shtohen gratë përdoruese të alkoolit dhe drejtuesit e transportit publik
Foot Ilustruese TIRANË- Më problematike paraqiten femrat të cilat janë kapur të dehura në timon. Për policinë ë...
E PLOTË/ Si u planifikua e realizua grabitja e bankës , dëshmia: Lekët i prishëm në klube nate
Bekim Gurraj dhe momenti nga grabitja KOPLIK- Grabitja e bankës së nivelit të dytë në Koplik ka nisur të planifikohet që...
Ishulli i Sazanit digjet, Meta nga Turqia: Ndërhyni nga ajri, mos të përsëritet situata e verës së kaluar
Ilir Meta TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka bërë thirrje për ndërhyrje për shuarjen e flakëve që kanë pushtuar i...
Nisi periudha e zjarreve, helikopterët Cougar të ushtrisë shqiptare e kalojnë verën ne servis
Helikopter VLORË- Periudha e zjarreve ka nisur! Sot, për të dytën herë brenda disa ditëve ishulli i Sazanit është p...
VIDEO- E diela e trafikut! Pushuesit bllokohen gjatë kthimit nga Shëngjini
Trafik, Lezhë LEZHË- Thuajse të gjithë qytetarët që kanë zgjedhur të frekuentojnë plazhin e Shëngjinit k&...
FOTO/ "Audi" del nga rruga dhe përfundon në Lanë
Makina në Lanë TIRANË- Një makinë e llojit “Audi” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në anësoret ...
PAMJET/ Zjarri në Sazan del jashtë kontrollit, efektivët shuajnë flakët me degë peme
Zjarri në Sazan VLORË- Zjarri në ishullin e Sazanit ka dalë totalisht jashtë kontrollit. Mësohet se 40 ushtarë të&n...






