Aktualitet

U gjet e vdekur në Itali, shqiptarja e arrestuar në 2009 në Elbasan për prostitucion

Viktima u gjet gjysmë e zhveshur, e tëra në gjak. Dyshimet janë se është qëlluar edhe me armë zjarri.

6 Qershor 2022, 07:26 Nga DOSJA
U gjet e vdekur në Itali, shqiptarja e arrestuar në 2009 në
Policia Italiane

ITALI- Nevila Pjetri, emigrante shqiptare me vendbanim në Carrara, por që prej vitesh jetonte në Itali është 35-vjeçarja e cila u gjet ditën e djeshme e pajetë pranë një përroi. Ajo ishte punonjëse seksi në zonën e Parmigliola, provinca La Spezia në Liguria. Viktima u gjet gjysmë e zhveshur, e tëra në gjak. Dyshimet janë se është qëlluar edhe me armë zjarri. Dyshohet se viktima fillimisht është dhunuar dhe më pas është vrarë me pistoletë.

Kush është Nevila Pjetri?

35-vjeçarja është nga Elbasani. Në vitin 2009 ajo është ndaluar në Elbasan për prostitucion.

Njoftimi i policisë për ngjarjen ne 2009:

Seksioni Kundër Trafiqeve të Paligjshme arrestoi në flagrancë katër shtetas, të cilët akuzohen për veprat penale “ushtrim prostuticioni” si edhe “mbajtja e ambienteve për prostitucion”. U arrestuan në flagrancë shtetasit Qemal Yzeiri, 77vjeç, Fatmira Koçi,43 vjeç, Nevila Pjetri, 22 vjeç, si edhe motra e saj Anila Pjetri, 25 vjeç , që të katër me banim në Elbasan. Arrestimi i tyre u bë, pasi gjatë një operacioni të kryer nga ana e policisë dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative u kapën në flagrancë duke ushtruar prostitucion në banesën e shtetasit Qemal Yzeiri. Tre shtetaset akuzohen për veprën penale “ushtrim prostuticioni”, ndërsa shtetasi Qemal Yzeiri, akuzohet për veprën penale “mbajtja e ambjenteve për prostuticion”

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Qershor 2022, 21:29

SKANDAL/ Kush po e lë Sazanin të digjet

Ishulli i Sazanit në flakë VLORË- Gazetarja Beti Njuma ka publikuar pamjet nga ishulli i Sazanit që siç duket është i ...