Aktualitet

Noteri në burg, disa persona i djegin zyrën në Sarandë, i vënë flakën dokumenteve

Persona te paidentifikuar i kanë vendosur zjarrin zyrës e cila ndodhet në qendër të qytetit.

6 Qershor 2022, 07:26 Nga DOSJA
Noteri në burg, disa persona i djegin zyrën në Sarandë, i
Zyra

SARANDË- Zyra e noterit Aleko Anagnosti është djegur në Sarandë. Persona te paidentifikuar i kanë vendosur zjarrin zyrës e cila ndodhet në qendër të qytetit. Autorët kanë mundur të futen në zyrë dhe kanë ndjekur dokumentet me vlerë. 

Anagnosti është një nga noterët më të vjeter dhe djegia e zyrës së tij i shkakton një dëm të madh qytetit pasi ai disponon arkivën edhe të noterëve të tjerë që kanë lënë profesionin vite më parë.

“Më 06.06.2022, në lagjen nr.1 Sarande, ka rënë zjarr në zyrën e shtetasit A. A., Ku si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, njofton policia.

Anagnosti prej 1 qershorit ndodhet i arrestuar me urdher te Prokurorise se Sarandes. Dy dite më parë Gjykata vendosi “Arrest ne burg” me afat 45 ditë. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. Në skemën e tjetërsimit të pronave janë të përfshirë edhe zyrtarë e biznesmenë të tjerë.

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Qershor 2022, 21:29

SKANDAL/ Kush po e lë Sazanin të digjet

Ishulli i Sazanit në flakë VLORË- Gazetarja Beti Njuma ka publikuar pamjet nga ishulli i Sazanit që siç duket është i ...