Aktualitet

Përjashtohen nga shërbimi për festivalin, taksistët në Lezhë: Vijë ata nga Tirana, s'është e drejtë

Taksistët janë mbledhur para bashkisë së Lezhës, duke paralajmëruar se nuk do të lejojnë kompani nga Tirana për të operuar ne Lezhë

31 Maj 2022, 09:53 Nga DOSJA
Përjashtohen nga shërbimi për festivalin, taksistët në
Taksisët e Lezhës para bashkisë

LEZHË- Taksistët e Lezhës kanë dalë ditën e sotme në protestë. Shkak është bërë përjashtimi i shërbimeve të tyre, në periudhën kur do të zhvillohet festivali i muzikës ‘Unum', në Shëngjin i cili do të zhvillohet nga data 1 deri me 6 qershor. Ata janë mbledhur para bashkisë së Lezhës, duke paralajmëruar se nuk do të lejojnë kompani nga Tirana për të operuar ne Lezhë, pasi diçka e tille është e ndaluar. Po ashtu, taksistët kanë paralajmëruar se do të bllokojnë rrugët nëse nuk lejohen edhe ata që të ofrojnë shërbimet e tyre.

“Ne na kanë përjashtuar nga juridiksioni i bashkisë si taksi në licencuara dhe kanë sjellë kompani të tjera të operojnë nën juridiksionin e bashkisë, kjo është arsyeja pse jemi mbledhur këtu para bashkisë, bëmë kërkesë për takim, por nuk na pranojnë, tani na nxjerrin termin tjetër që tagrin nuk e ka bashkia, por ministria”, tha njëri prej taksistëve të pranishëm.

Do të bllokojmë rrugën, do të protestojmë do njoftohemi me policinë e shtetit, nuk është e pranueshme, ne paguhemi në këtë bashki pse duhet të vijnë bashkitë e Tiranës, ne nuk na lejohet të  operojmë në asnjë qytete tjetër”, u shpreh njëri prej taksistëve.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll