Aktualitet

Tritol 'Audi Q7' në Kamëz/ Pronari: S'jetoj në Angli, dyshoj te vrasja e kryer nga xhaxhai

Tritol mjetit 'Audi Q7' në Kamëz. Pronari i mjetit, Artan Lleshi është nga Fani i Mirditës. Ai dyshon se sulmi mund t'i jetë kryer për shkak të vrasjes së kryer nga xhaxhai i tij në vitin 2000.

31 Maj 2022, 07:15 Nga DOSJA
Tritol 'Audi Q7' në Kamëz/ Pronari: S'jetoj në
Artan Lleshi

TIRANË- Makina tip ‘Audi Q7’ e parkuar në Bulevardin 'Nënë Tereza', në Kamëz ka shpërthyer pasi i është vendosur lëndë plasëse. Nga shpërthimi, i cili u dëgjua në të gjithë zonën, kishte vetëm dëme materiale, ndërsa veç mjetit të parkuar janë dëmtuar edhe xhamat e jashtëm të një dyqani aty pranë. Pronari i mjetit, Artan Lleshi është nga Fani i Mirditës. Fillimisht u raportua në media se ai jeton në Angli e se mund të jetë i përfshirë në grupe kriminale. Mirëpo për mediat, vetë Lleshi ka treguar hapur se cilat janë dyshimet e tij. Ai është shprehur se vrasja e kryer nga xhaxhai i tij në vitin 2000 mund të jetë një pistë hetimi.

Shpërthimi ka qenë aq i fortë, sa është dëgjuar në një distancë shumë të largët. Policia ka nisur hetimet për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve.

(a.b)dosja.al

Sondazh

Poll