Aktualitet

Pagoi 22 mijë paund për të shkuar në Angli, shqiptari përfundon në burg

Ai u kap kur policia bastisi pronën më 17 maj të këtij viti, dhe u përpoq të dilte nga pjesa e pasme e pronës. Por, në kopësht u bllokua.

31 Maj 2022, 00:08 Nga DOSJA

 

Pagoi 22 mijë paund për të shkuar në Angli, shqiptari
Eduart Drazhi

MBRETËRI E BASHKUAR- Një shqiptar i cili hyri në Mbretërinë e Bashkuar duke paguar 22 mijë paund është vënë në pranga. Mediat angleze shkruajne se Drazhi u kap duke kultivuar kanabis. Shqiptari ishte roje në një fermë kanabisi në Commercial Street në Glyncorrëg.

Ai u kap kur policia bastisi pronën më 17 maj të këtij viti, dhe u përpoq të dilte nga pjesa e pasme e pronës. Por, në kopësht u bllokua.

Në shtëpi u gjetën 59 bimë të cilat po rriteshin nën llamba të posaçme. Drazhi u deklarua fajtor për përfshirje në prodhimin e kanabisit dhe u dënua me 9 muaj burg. Ps burgut, ai do të dëbohet nga vendi drejt Shqipërisë.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll