Politike

VD-Akuzat e Ballës për investimet në Tropojë, Berisha: Mashtrues, pyesni njerëzit ç'është bërë

Berisha i përmendi me radhë investimet e kryera në zonë si dhe shtoi se akuzat e mazhorancës janë mashtrime.

30 Maj 2022, 13:12 Nga DOSJA
VD-Akuzat e Ballës për investimet në Tropojë, Berisha:
Sali Berisha dhe Taulant Balla

TIRANË- Ditën e sotme, në Kuvendin e Shqipërisë, kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla akuzoi kreun e PD-së, Sali Berishën për investimet në Tropojë. Balla deklaroi se janë kryer dyfish investime në zonë pasi në kohën kur PD ishte në pushtet veriu ka qënë lënë pas dore. Berisha i përmendi me radhë investimet e kryera në zonë si dhe shtoi se akuzat e mazhorancës janë mashtrime.

Taulant Balla: Për të krijuar idenë sikur ka ndarje mes veriut e jugut e për të kritikuar qeverisë se paskësh lënë pas dore veriun, mendoj se shembulli më kuptimplotë janë investimet në Tropojë. U ftoj të shikoni pamjet, si ishte Bajaram Curri në 2013 dhe si është sot. Si ishte rruga për në Valbonë në 2013 dhe si është sot. Merreni dhe pyesni kryetarin e bashkisë, sa investime ka marrë 2015-2019. Ishte i PD, por këto vite kishte kryeministër Edi Ramën, e më parë ka pasur Sali Berishën. Disa-fish më të larta investimet në Bajram Curr, krahasuar me kohën kur ishte Berisha. Kjo prirja 30-vjeçare e një individi për ta ndarë Shqipërinë copash ka marrë fund. Nuk ka asnjë dallim, se është socialist se është demokrat. Ne po punojmë për të siguruar investime në çdo cep të territorit. Duke mos harruar që kemi kaluar betejën e tërmetit dhe pandeminë.

Sali Berisha: Një mashtruesi i thuhet kur nuk ke turp thua gjithcka. Unë do sqaroj, në vitet 2006 e 2013, në Bajram Curr janë ndërtuar 280 km rrugë. Ju kujtoj disa rrugë. Por distanca Tiranë-Tropojë falë ndërtimit të Rrugës së Kombit zbriti në 3.5 orë. Gjatë kësaj qeverisje është investuar në Tropojë 2/3 e investimit të rrugës Bajram Curri-Lekbibaj, diskriminim. Si ndiheni ju kur kryetari juaj mashtron? Ju pyes njerëzish, a bëni mbledhje a s'bëni mbledhje. 

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll