Aktualitet

U dhunua nga vjehrri, nusja nga Librazhdi përfundon në spital, i ati i qeth kokën

Gruaja ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike e emocionale dhe ka tentuar të vrasë veten.

27 Maj 2022, 15:37 Nga DOSJA

 

U dhunua nga vjehrri, nusja nga Librazhdi përfundon në spital, i ati i
Foto ilustruese

 

LIBRAZHD- Nusja që u dhunua nga vjehrrit nuk është pranuar as nga familja e saj. Mësohet se një dy ditë pasi pamjet ku nusja që u kap me të dashurin në dhomën bashëshortore, e reja është rrahur edhe nga prindërit e saj. Madje i ati i ka qethur flokët dhe e ka dërguar në spital. Gruaja ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike e emocionale dhe ka tentuar të vrasë veten.

Si ndodhi ngjarja e rëndë?

Prej dy ditësh pamjet qarkullojnë në rrjetet sociale. E reja kishte një të dashur dhe ndërkohë që bashkëshortin e kishte në Londër emigrant, kishte sjellë në dhomën bashkëshortore personin me të cilin shijonte një aventurë. Ajo kapet nga vjehrrit, filmohet, dhunohet, keqtrajtohet e kërcënohet prej tyre.

*Shënim: Dosja.al e disponon videon e dhunimit, por për arsye etike preferon që të mos e publikojë!

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll